Connect with us

Infrastrukturë

Ardian Gjini thotë se shumë projekte në Gjakovë nuk do të përfundojnë shkaku i buxhetit

Published

on

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se pothuajse të gjitha projektet e financuara nga Qeveria do të ndalen, kurse ato të parapara për të filluar, nuk do të fillojnë, raporton Ndërtimi.info.

Në një intervistë për KosovaPress, Ardian Gjini tha se rruga Gjakovë-Klinë, dalja për Prizren, rruga “Bujar Roka”, tranziti i ri, rruga Kralan-Jabllanicë, rruga Cërmjan-Meqë nuk do të përfundojnë, ndërsa projektet si dalja për Pejë dhe stadium i ri nuk do të nisin.

Të gjitha këto dhe shumë projekte të tjera, sipas tij, kanë qenë të parapara me projektbuxhetin e Qeverisë Haradinaj.

I pari i Gjakovës theksoi se me buxhetin aktual disa projekte nuk do të mund të kryhen për 7 ose 8 vite.

“Rruga Gjakovë-Dollc ose Gjakovë-Klinë me sa di unë i ka të buxhetuara diku 4 milionë euro dhe ka qenë dashur të jenë 20, me nga katër milionë euro ajo rrugë nuk do të kryhet edhe 7 ose 8 vjet”, ka thënë Gjini.

Në seancën në të cilën u votua buxheti 2020 ishin ngritur polemika pikërisht për mjetet e ndara Komunës së Gjakovës.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila kishte thënë se nuk është Qeveria Kurti ajo e cila i ka ndaluar projektet e Gjakovës, duke përmendur projektin e qarkores dhe të hyrje-daljes së Pejës dhe Prizrenit për të cilin kishte thënë se ka qenë projekt me Bankën Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim dhe me ardhjen e Ardian Gjinit në pozitën e kryetarit të Gjakovës është larguar nga BERZH dhe është vendosur në buxhet të Ministrisë së Infrastrukturës për arsye “me e qit tenderin vet”.

“ E arsyet për me qit tenderin vet e jo Banka Evropiane i dini ju e jo unë”, kishte thënë Kusari-Lila.

 

Infrastrukturë

Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit

Published

on

Dinamika e punimeve të deritanishme në rivitalizimin e hapësirave publike në zonën e parë historike të Prizrenit përkatësisht sheshin Shadërvan nuk është në nivelin e kënaqshëm, bazuar në rezultatet fillestare të një mini-ankete të realizuar me përfaqësuesit e 33 bizneseve në “Shadërvan” dhe në rrugën “Shaip Spahiu”. Edhe transparenca lidhur me ecurinë e këtyre punimeve është e pamjaftueshme për bizneset e anketuara, teksa aktualisht përballen me efekte negative në veprimtarinë e tyre.

Prej 33 respondentëve, 17 prej atyre kanë bërë të ditur se janë pjesërisht të informuar lidhur me punimet në këtë zonë, derisa 16 të tjerë kanë theksuar se nuk janë të informuar fare.

Bazuar në vëzhgimin e 28 të anketuarve (85%) punimet po realizohen me ndërprerje të pjesërishme, derisa 5 të tjerë (15%) konsiderojnë se puna është ndërprerë në tërësi.

Si sfida më të mëdha të bizneseve janë veçuar pengesat në qarkullim drejt hyrjes së biznesit (94%), menaxhimi jo i duhur i punimeve (85%), ndotja akustike (55%), etj.

Punimet e deritanishme në këtë zonë kanë pasur efekt negativ për operimin e 97% të bizneseve, ndërkohë që 70% të tyre nuk kanë informata se sa do të zgjasin punimet në këtë projekt kapital.

Rekomandimi kryesor i bizneseve për autoritetet e pushtetit lokal është që punimet në këtë zonë të kryhen para sezonit veror, të ketë koordinim më të madh mes punëkryesve, sikurse edhe mbikëqyrje më të madhe nga organet komunale.

Anketat me komunitetin e biznesit në këtë zonë do të vijojnë dhe rezultatet e plota të hulumtimit do të publikohen në javët në vijim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Yamaha dhe Toyota bëhen bashkë për prodhimin e një motor V8 që punon me hidrogjen

Published

on

A do të jenë në gjendje motorët me djegie të brendshme me hidrogjen të sfidojnë veturat elektrike?

Yamaha dhe Toyota po zhvillojnë një V8 me 455 kuaj fuqi që funksionon vetëm me hidrogjen. Disa kompani dhe prodhues makinash po punojnë në zhvillimin e zgjidhjeve alternative për motorët tradicionalë me djegie të brendshme.

Toyota, Subaru, Mazda dhe Yamaha kanë bashkuar forcat në një projekt kërkimor për të zhvilluar një motor që ka karakterin e një motori me djegie të brendshme, i cili punon me hidrogjen dhe lëshon kryesisht vetëm avuj uji.

Kjo është arsyeja pse Toyota vendosi të porosisë një motor të ri V8 nga Yamaha, i cili bazohet në teknologjinë tradicionale të djegies, por që është ridizajnuar për hidrogjen. Motori V8 zakonisht gjendet në Lexus LFZ. Versioni i Yamaha me hidrogjen i V8 2UR-GSE me pesë litra prodhon 455 kuaj/fuqi në 6800 rpm, që është vetëm pak më pak se versioni me benzinë që prodhon 472 kf.

Dizajni i motorit me hidrogjen V8 nuk ndryshon shumë nga versioni me benzinë i motorit. Sigurisht, ky është një motor / demonstrues, për disa zgjidhje serioze, duhet të zgjidhen probleme serioze si rezervuarët mjaftueshëm të mëdhenj të hidrogjenit në automjete.

Janë bërë rregullime në sistemin e injektimit, kokën e cilindrit dhe sistemin e shkarkimit. Ndryshimi më i madh është në këtë të fundit. Yamaha tregoi gjithashtu motorin 5.6 litra V8 (450 kf) në versionin me varkë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)

Published

on

Së fundmi, kanali Mobile Dwellings në YouTube ka publikuar një video ku shfaqet një autobus shkollor i shndërruar në një shtëpi.

E ndërtuar nga Megan dhe Landon, ai nuk është thjesht autobus me shtrat.

Çatia e tij është prerë duke i dhënë automjetit mjaft hapësirë për të qenë një shtëpi për një familje, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se procesi i shndërrimit të tij ka zgjatur një vit për të përfunduar.

Gjithashtu, dyshja e kanë zëvendësuar derën e palosshme të autobusit me një derë të shtëpisë.

Siç shihet në video, pjesë e autobusit është edhe një kuzhinë dhe banjo.

Me sa duket, çifti po e shijon jetën në rrugë, nga e cila shpesh ndajnë momente në rrjete sociale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending