Connect with us

Gjini për Autostradën e Dukagjinit: Zgjerimi i trasesë do të ketë kosto më të lartë

Published

on

Paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës, për anulimin e Autostradës së Dukagjinit nuk po priten mirë nga partia e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj e cila pati vendosur për ndërtimin e saj.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, njëherësh edhe nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se paralajmërimet e Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambienti, Lumir Abdixhiku se nuk do të ndërtohet Autostrada e Dukagjinit, por se do të ketë vetëm zgjerim të rrugës aktuale, do të kenë kosto më të lartë.

Ai ka vlerësuar se Qeveria Kurti i ka bërë kalkulimet gabim sepse nëse zgjerohet traseja ekzistuese kostoja e shpronësimit do të jetë edhe më e madhe sesa kostoja e shpronësimit për autostradë.

Gjini tha se njerëzit janë manipuluar me idenë se zgjerimi i rrugës do t’iu mundësojë bizneseve të vogla të kenë qasje në rrugë.

“Unë e di që janë manipuluar njerëzit duke ju thënë se zgjerimi i rrugës, u mundëson bizneseve të vogla të kenë qasje rrugë. Me pas qasje në rrugë një dyqan skaj rrugës ose një shitës i hamburgerëve skaj rrugës, nuk është zhvilim i biznesit edhe momentin që zgjerohet rruga njerëzit nuk ndalen të shpenzojnë. Në të njëjtën kohë qyteteve duhet t’iu ju iket duhet të evitohet”.

“Peja duhet të evitohet, Deçani duhet të evitohet, Gjakova duhet të evitohet, Kanioni i Drinit duhet të evitohet. Mendoj se e kanë bërë kalkulimin gabim por prapsëprap populli ka vendosur për këtë qeveri. Ne e respektojmë, mirëpo besojmë qe gjatë punës do ta kuptojnë që zgjerimi i rrugës së Dukagjinit nuk është zgjidhje për shkak se kalohet nëpër dhjetra fshatra”, u shpreh Gjini.

Mirëpo, nënkryetari i AAK-së, tha për EO, se nësë bëhet zgjerimi i trasesë ekzistuese, kosotoja e shpronësimit do të jetë më e madhe se sa kosotja e shpronësimit për autostradë.

“Nëse modelin e kanë marrë zgjerimin e rrugës shembull prej Prishtinës deri në Pejë atëherë veç duhet të shohin ku kalon traseja e rrugës. Nëpër çfarë fshatra kalon, nëpër çfarë ngushtica kalon? A mund të zgjerohet aty dhe cila është kostoja e zgjerimit? Nëse zgjerojet traseja ekzistuese kosotoja e shpronësimit do të jetë edhe më e madhe sesa kostoja e shpronësimit për autostradë”, tha ai

Gjini për këtë thotë se insistimi i AAK-së, për ndërtimin e kësaj autostrade nuk ka qenë për motiv elektoral.

Gjini thotë se të gjithë ata qe mendojnë se kjo autostradë nuk duhet të ndërtohet i lut të shohin hartën e Dukagjinit.

“Insistimi i Aleancës për autostradë të Dukagjinit nuk rrjedh prej ndonjë vullneti ose inssistimi elektoral. Ata që mendojnë se nuk duhet të ndërtohet kjo autostradë unë i kisha lutur ta marrin mirë hartën e Dukagjinit dhe ta shohin mirë, edhe me bo rrugën prej Pejës deri Prizren kurdo që donë”.

“Edhe shohin se Insistimi ynë nuk ka qenë vetëm insistim për ndonjë motiv elektoral, edhe nëse do të hynë në zgjerim të rrugës do të mund ta zgjerojnë diku 25-30 për qind të trasesë ekzistuese. E gjitha traseja tjetër duhet të jetë trase e re prapë do të hyhet në shpronësime të pronave private dhe publike edhe ajo që do të arrihet nuk do të jetë adekuate”, theksoi ai.

Gjini foli edhe për ndërtimimin e ngrohtores së re me biomasë në qytetin e Gjakovës. Ai tha se do të përfundojë në fund të këtij viti.

“Ka shumë lajme të mira, fillimisht projekti ka qenë një grant diku prej 12 milionë euro. Atëhere kemi pasur edhe shtesa në grant, tani vlera totale e këtij investimi pas përfundimti do ta kap vlerën mbi 20 milionë euro edhe me zgjerim të rrjetit. Ndërsa impianti që është kogjenerim do të jetë edhe ngrohtore edhe gjenerator elektrik, duhet të përfundojë në fund të këtij viti”.

“D.m.th ngrohja nëpër ndërtesat , shtëpitë dhe institucionet e Gjakovës me impiantin e ri do të fillojë në dimrin që po vjen. Punët po ecin shumë mirë, unë kam vizitu edhe vendpunishten ku po ndërtohet, po duket që jemi në rregull. D.m.th do të kemi ngrohtore me biomasë. Sivjet është kryer sezoni më herët sepse nuk ka pasur mjete më shumë për shkak të mos kalimit të buxhetit, është dashur ta ndërpremë më herët ngrohjen”, tregoi Gjini.

Infrastrukturë

Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog, kanë marrë pjesë në ceremoninë e përfundimit të banesave në lagjen “Suvido” në Graçanicë si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive.

Në këtë lagje të Komunës së Graçanicës është bërë ndërtimi i dy ndërtesave banesore, hapësirave komunale dhe zonave rekreative.

Kryeministri Kurti gjatës fjalës së tij ka theksuar se janë mbledhur për t’ua dorëzuar çelësat e 35 banesave.

Ndërsa, ambasadori i BE-së, Szunyog, ka thënë se ky projekt ka mbështetur 56 familje nga komunitetet jo shumicë, duek shtuar se sot për ta fillon një jetë e re.

“Është ditë e veçantë për juve dhe për neve. Ky projekt është iniciative e përbashkët e financiar nga BE-ja dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim. Ai nuk do t’ ishte i mundshëm pa mbështetjen e Komunës së Graçanicës. Në kornizën e këtyre projekteve kemi mbështetur 56 familje nga komunitetet jo shumicë. Kjo riafirmon rolin e BE-së si donatori më i madh në Kosovë. Sot fillon një jetë e re për juve, shpresoj qe te gjeni fuqi dhe inspirim që ta bëni këtë projekt të banimit social storie suksesi”, është shprehur ai.

Pjesëmarrës ka qenë edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili ka thënë se 34 banesat e ofruara nga ky projekt janë për 84 persona, dhe se për secilën familje ministria ka ofruar pajisjet elektrike, mobile dhe ushqim që do tua lehtësojë jetën atyre.

“Atyre u është ofruar edhe hapësirë për rekreacion. Përkushtimi ynë mbetet në nivelin më të lartë sepse ministria dhe qeveria e kuptojnë se sa të rëndësishëm janë shembujt e tillë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se tashmë kanë shpallur konkurs për zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri në vlerë 1 milion euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës trajnohen për përdorimin e Dronit

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës është institucioni i vetëm shtetëror përgjegjës për matje gjeodezike, kadastrale dhe hartografi, së fundmi është pajisur me Dron Wingtra Gen II teknologjia e fundit e droneve. Me ane te këtij droni do të prodhohen ortofoto, DTM/DEM me kualitet dhe cilësi të lartë do të përfshijë sipërfaqe jo shumë të mëdha  por me nevoja specifike të AKK-së.

Avancimi  i teknologjisë në fushën e matjeve ka krijuar mundësi të shumta dhe me saktësi shumë të lartë për prodhimin e ortofotove të cilat përveç AKK-së do të mund të i shfrytëzojnë edhe një numër i konsiderueshëm i institucioneve të tjera.

Për të fituar aftësi sa më të mira në përdorimin e Dronit gjatë të hënës një pjesë e ekspertëve të AKK-së janë trajnuar nga ekspertë të kësaj fushe, në vendpunishten e magjistrales Prishtinë-Gjakovë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh

Published

on

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me ekspertë të ekonomisë nga ky subjekt politik, ka folur për investime në infrastrukturë, përfundimin e autostradave dhe ndërtimin e Termocentralit me gaz në vlerë 500 milionë euro.

Po ashtu investime sipas Abdixhikut do të ketë edhe në qendrat turistike si në Dukagjin dhe Brezovicë.

Në programin e tyre, po ashtu përshihet dhe rritje e pagave në sektorin publik, me koeficient deri 150 euro.

“Sot mbajtëm takimin e dytë të radhës të departamenteve të lidhjes demokratike të Kosovës, siç e dini LDK ka organizuar 21 departamente të fushave të ndryshme të programit politik “Rruga e re“. Sot mbajtëm takime me profesionistët dhe ekspertët e fushës së ekonomisë ku u diskutuan disa nga zotimet dhe projektet kryesore ekonomike që LDK i ka brenda programit “Rruga e re”, ndër këto zotime, projekte kryesore veçohen dhe dallohen ato të rritjes së pagave në sektorin publik, ku LDK parasheh në bazë të diskutimeve të brendshme, koeficient deri në 150 euro për sektorin publik”, theksoi ai.

Ai ka folur edhe për investimet qindra milionë euro nëse LDK qeverisë me vendin, duke ndërtuar edhe një spital në Prishtinë në vlerë 250 milionë euro.

“Po parashohim investime të mëdha në infrastrukturë, në përfundimin e gjitha rrugëve dhe autostradave në Kosovë, në gazifikimin e Kosovës në ndërtimin e Termocentralit me gaz, një investim 500 milionë euro në Ferizaj dhe parashohim investime në qendrat turistike ne Brezovicë dhe Dukagjin e po ashtu edhe ndërtimin e një spitali të ri në Prishtinë në vlerë prej 250 milion euro. Pra këto janë diskutimet e brendshme që po bëhen brenda LDK-së për të shtruar përpara projektet identitare të rrugës së re dhe Lidhjes demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Në këtë mbledhje morën pjesë ekspertë të ekonomisë, ish-ministra dhe deputetë të LDK-së nga fusha e ekonomisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending