Connect with us

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kolshi dhe Skenderi në Prizren

Published

on

Tashmë shtëpia e familjes Kolshi dhe Skenderi në qytetin e Prizrenit është në procesin e renovimit.

Punimet sot janë inspektuar nga Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ku është njoftuar rreth ecurisë së punimeve në këtë ndërtesë.

Ai gjatë vizitës ka treguar edhe për rëndësinë që ka ky objekt dhe arsyet pse është pjesë e programit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore.

“Shtëpia e familjes Kolshi dhe Skenderi, bazuar në stilin arkitektonik, teknikës dhe materialit të ndërtimit, ruan vlerat artistike dhe arkitekurore të saj, andaj edhe është bërë pjesë e programit të QRTK-së në Prizren”, ka thënë Hoxha.

E në anën tjetër, pronarët nga familja Kolshi dhe Skenderi, si përfitues të këtij projekti kanë falenderuar Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Ministrinë e Kulturës, për vëmendjen e shtuar që po tregojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit.

Sipas kësaj qendre, kjo shtëpi sikurse edhe shumë ndërtesa të tjera që po restaurohen në Prizren i është nënshtruar procesit të restaurimit në kuadër të zbatimit të programit masat preventive- intervenimet emergjente financuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending