Connect with us

Infrastrukturë

Zbulohet tuneli sekret në kufirin SHBA-Meksikë

Published

on

Një tunel i ndërtuar për kontrabandë është zbuluar në kufirin SHBA-Meksikë. Tuneli i cili shtrihet nën kufi është zbuluar nga Dogana e Arizonës dhe agjentët e Mbrojtjes Kufitare. Kontrabandistët kishin ndërtuar vendkalimin përgjatë një sistemi të ujërave të zeza që funksionon nën Sonora në anën meksikane të kufirit, për ta bërë të vështirë zbulimin, thanë zyrtarët.

Ky është rasti i tretë që është kapur nga autoritetet amerikane që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe vjen vetëm një muaj pas gjetjes së tunelit më të gjatë ndonjëherë i cili kishte gjatësi rreth 1200 metra, transmeton Ndërtimi.info.

Në janar autoritetet kishin zbuluar tunelin i cili shtrihej nga një zonë industriale në Tijuana të Meksikës deri në zonën e San Diegos.

Infrastrukturë

Gjermania po prodhon më pak makineri!

Published

on

Kostot e larta të energjisë, kërkesa e dobët globale, një zhvendosje shkatërruese drejt ekonomive neto zero dhe konkurrenca në rritje nga Kina po ngrenë pyetje ekzistenciale për modelin ekonomik të Gjermanisë.

Drejtorët ekzekutivë dhe lobet e biznesit thonë se baza e saj e fortë industriale historikisht është afër plasaritjes, një rrezik “de-industrializimi” i shoqëruar shpesh me thirrje për mbështetje nga qeveria. Të dhënat mujore të prodhimit industrial japin pamjet më të dukshme se si po ecën sektori, duke treguar një rënie të qartë që nga fundi i vitit 2017, të përkeqësuar nga pandemia COVID-19 dhe tani lufta në Ukrainë, transmeton SCAN.

Sipas analistëve, në Gjermani, është relativisht e qartë se prodhimi industrial do të mbetet më i ulët se përpara rritjes së çmimit të energjisë me luftën në Ukrainë. Prodhimi industrial i referohet sektorëve të prodhimit, energjisë dhe ndërtimit. Treguesi është një indeks i bazuar në një periudhë referimi dhe tregon ndryshime në vëllime.

Megjithëse ky tregues jep pamjen më të përditësuar se ku po shkon industria, ekonomistët përdorin masa të tjera për të marrë një kuptim më të gjerë të trendit. Një e tillë është se sa vlerë i shtohet ekonomisë nga prodhimi dhe kjo ka rënë vetëm pak. Në fakt, indeksi kryesor evropian i shërbimeve publike nuk ka pasur një vit pozitiv që nga viti 2020.

Ekonomistët mendojnë se Gjermania me të vërtetë po prodhon më pak makina, apo produkte të tjera dhe si rrjedhojë po eksporton më pak prej tyre. Por, nëse shikohet se sa fitojnë në të vërtetë kompanitë nga kjo situatë, vlera e shtuar për produkt është rritur.

Kjo tregon se kompanitë po ngjiten në shkallët e cilësisë. Një faktor tjetër është se, me zinxhirët e furnizimit të shtrirë nga pasiguritë tregtare të pesë viteve të fundit, kompanitë po sigurojnë më shumë lëndë të parë në vendin e tyre.

Me 20%, pjesa e prodhimit në prodhimin e përgjithshëm të Gjermanisë është shumë më e lartë se mesatarja 16% në Bashkimin Evropian dhe me përjashtim të Japonisë, shumë më e lartë se në ekonomitë e tjera kryesore të botës.

Disa ekonomistë e përkufizojnë de-industrializimin si një humbje të konsiderueshme të punëtorëve në sektorin industrial. Megjithëse të dhënat tregojnë një prirje rënëse afatgjatë, prodhimi në Gjermani ende përbën 27% të punësimit total, nga 32% 20 vjet më parë, tregojnë shifrat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Kjo mbetet një përqindje shumë më e madhe se në ekonomitë e tjera të mëdha të eurozonës, me përjashtim të Italisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

BE miraton një kredi prej 325 milionë eurosh për rinovimin e linjës hekurudhore në Shqipëri

Published

on

Bashkimi Evropian ka miratuar një kredi prej 325 milionë eurosh për të modernizuar një linjë hekurudhore prej 120 km në Shqipëri.

Projekti do të përfshijë elektrifikimin, rindërtimin e 12 stacioneve, instalimin e një sistemi telekomi dhe sinjalizimi dhe përmirësime të sigurisë për të lejuar trenat të udhëtojnë me shpejtësi deri në 120 km/h.

Linja hekurudhore do të zgjerojë Rrjetin Trans-Europian të Korridorit Mesdhetar dhe do të lidhë kryeqytetin e Shqipërisë Tiranën me kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.

Financimi, megjithëse Shqipëria nuk është një vend anëtar i BE-së, u miratua në bazë të iniciativës Team Europe, duke kombinuar fondet nga Banka Evropiane e Investimeve, Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor të BE-së dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Naftëtarët kosovarë thonë se janë drejt falimentimit, kërkojnë nga qeveria të ndërhyjë për çmimet

Published

on

Shoqata e Naftëtarëve mbajti takim në të cilin shqyrtoi problemet në sektorin e derivateve në Kosovës.

Shqetësimet më të mëdha ishin tek naftëtarët e Gjilanit ku tash e 2 vite nuk kanë gjetur zgjidhje të problemeve kontrollimit të çmimeve.

Fadil Kryeziu nga Fama Petrol- Gjilan i ka bërë thirrje ministrisë së Tregtisë dhe kryeministrit që ti zgjidhin këto probleme të cilat qëndrojnë tash e dy vite dhe sipas tij, në qoftë se nuk zgjidhen do të shkojnë drejt falimentimit.

“Problemet që i ka Gjilani janë bërë një lloj mode edhe për një pjesë tjetër të Kosovës. Që dy vite kemi probleme, që dy vite i kam lut insititucionet mu marrë. Sot e ka 1.16 hib-i, Adagasi 1.17 na 1.21. Çmimi sot në treg për momentin është 1.18, unë s’di qysh po furnizohen. Ju kisha lut ma s’pari ministrisë së Tregtisë, thirrje kryeministrit apet që të ndëmarrë diqka, jo jo po i mbyllim të gjitha. Te komusmatori hapi parë është pse po na vjedh. Ti e ki 1.22 e ata 1.16. Na Gjilani do të bëhemi për vitra, me humbje që dy vite. Ju kisha lut për këtë kryetar, këtë inciativë thirrem me bo një grup, komision me shku me fol gojarisht,  au bo boll ajo. Ka edhe mënyra tjera LVV na vike kufi le të mirret dikush le ta zgjidh këtë problem. Sot është 1.21  e 1.18 e kom marr vet çka me bo me ato tre cent as bukën e punëtorëve sun e nxjerrë”, ka thënë Kryeziu.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se do të bëjnë maksimumin për zgjidhjen e këtij problemi.

“Ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin për këtë problem. Nuk është mirë, ne do e bëjmë maksimumin”, ka thënë Berjani.

Ndërsa Fadil  Kryeziu nga “Fama Petrol”  ka thënë se në qoftë se nuk zgjidhet ky problem duhet me u ndërmarrë diçka.

“Në qoftë se nuk bëhet diçka brenda javës duhet me ndërmarrë diçka. Ju kisha lut me i ndihmu Gjilanit për tri kompani, ama këtu e ka fillu Adagasi, fundin ja dha Hib Petrol. Përkrahna ja sot ja hiq”, ka thënë ai.

Edhe Musa Rexhepi nga “Albi Oil” shprehu pakënqësi të njëjta.

“Na i kemi dhënë presion komisionit konkurrues. Kanë qenë në vizitë tek ne, na kemi shpresu që do të jenë sot këtu. U dasht me thirr dikë të ministrisë se Tregtisë në Viti, Ferizaj, Prishtinë. Çmimet e Adagas-it Hib Petrol-it dhe EuroMit janë 20 cent ma shtrejt nuk e di a janë insepektorët me i këqyr këto sene. Na që dy vite e kemi këtë problem, kemi problem edhe me myshterinjë që vijnë në pumpë. Nuk shkojnë këto punë kështu. Ose edhe na duhet ta bëjmë si këta. Nuk vjen në pumpë kërkush vijnë 200 -300 në ditë. Kënd me mbulu me 300 euro brenda 10 ditëve. I kom largu dy punëtorë nuk kam mundësi me i mbajt. Ju kisha lut me na ndihmu ma shumë. Kisha propozu ministrisë së Tregtisë me marrë dikend me ardh në Gjilan. Atje te pikat ku e kanë jo nëpër mbledhje nëse mundeni me na ndihmu”, ka thënë ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending