Connect with us

Aktuale

Kosova mbetet pa fondet IPA III, nëse s’lufton korrupsionin

Published

on

Fondet IPA III (Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit) për Kosovën nuk do të mund të alokohen, pa e luftuar seriozisht korrupsionin, krimin e organizuar dhe pa u funksionalizuar Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme.Kështu tha Luigi Brusa nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, përgjatë tryezes së sotme për IPA III, në të cilën mori pjesë edhe Ministri i Integrimit Evropian i Kosovës, Blerim Reka.

Sipas Brusas, janë legjislacioni dhe mbushja e hendeqeve që kanë ecur shpejt, duke përfshirë reformën e madhe që ishte në administratën publike. Në anën tjetër, ministri Blerim Reka ishte i qartë se se integrimi në BE është prioritet strategjik i Qeverisë së Kosovës, ku sipas tij, planifikimi i IPA III, është në përputhje me programin e Qeverisë, raporton Ndertimi.info.

Kurse, Demush Shasha  nga Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane, duke iu referuar kritereve të reja për IPA III, tha se nuk ka më “dhurata falas” për fondet e IPA III, pasi sipas tij, çdo ditë e më shumë BE po kërkon më shumë reforma për procesin integrues drejt BE.

Ndryshe, në periudhën 2014-2020, IPA ka alokuar fonde për Kosovën në vlerë prej 602.1 milionë euro. Këto investime të IPA-s kanë shkuar në fushat e infrastrukturës, ndërmarrjeve të vogla e të mesme, efikasitetin e energjisë, inovacionin, ekonominë dixhitale dhe fusha tjera.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending