Menaxhimi i mbeturinave është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen shumë vende afrikane.
Çështja e grumbullimit, administrimit dhe asgjësimit të mbeturinave të ngurta ende mbetet problem jo vetëm në qytetet kryesore por në gjithë rajonin.
Mosarritja e duhur për të menaxhuar depozitimin e mbeturinave shpesh ka çuar në përmbytje dhe përhapje të sëmundjeve.
Në Etiopi deponia më e madhe e mbeturinave, Koshe, për rreth 59 vite ishte adresë e qindra njerëzve që grumbullojnë dhe shesin mbeturina të transportuara me kamionë përreth kryeqytetit Addis Ababa.
Sidoqoftë, kjo temë u gjend në kryetituj e mediave gjatë vitit të kaluar kur u prekën një numër i madh personash dhe vdiqën 114 prej tyre, duke e detyruar qeverinë të rimendojë përdorimin alternativ për hapësirën e cila thuhej se ka madhësinë e 36 fushave të futbollit.
Kjo bëri që Etiopia t’a shëndrroj vendin në një fabrikë të re mbeturinash me energji përmes projektit “Reppie Waste-to-Energy”, e cila është e para e këtij lloji në Afrikë.
Kjo është mënyrë e përpjekjeve për të revolucionarizuar praktikat e administrimit të mbeturinave në vend.
Fabrika e cila pritej të fillonte funksionimin në janar, do të djegë 1.400 tonë mbeturina cdo ditë. Kjo përfaqëson rreth 80 përqind të gjenerimit të mbeturinave të qytetit. Fabrika gjithashtu do të furnizojë popullatën me 30 përqind të nevojave të tyre shtëpiake për energji elektrike.
“Projekti Reppie është vetëm një komponent I strategjisë më të gjerë të Etiopisë për të adresuar ndotjen dhe përvetësuar energjinë e rinovueshme në të gjtihë sektorët e ekonomisë. Shpresojmë që Reppie të shërbejë si një model për vendet e tjera të rajonit dhe në mbar botën”, u shpreh Zerubabel Getachew, zëvendës-përfaqësuesi i përhershëm i Etiopisë në Kombet e Bashkuara në Nairobi gjatë vitit të kaluar.
Impianti do të djegë mbeturinat në një furrë gjigante. Nxehtësia e prodhuar do të përdoret për të vluar ujin derisa të kthehet në avull, i cili drejton një gjenerator me turbinë që prodhon energji elektrike.
Kjo mënyrë e djegies së mbeturinave është gjithashtu jetike për qytetet ku toka posedon furnizim të shkurtër, pasi përvec gjenerimit të energjisë elektrike, hapësira do të kursehet dhe ekziston një parandalim thelbësor i lëshimit të kimikateve toksike në ujërat nëntokësore, si dhe zvogëlimi i lëshimit të metanit apo siç njihet ndryshe “gazit të serrës” në atmosferë.
Fabrika “Reppie” operon brenda standardeve të emetimeve të Bashkimit Evropian, pasi kontribon në reduktimin e ndotjes së ajrit.
Impiantet e mbeturinave me energji janë tashmë të njohura në Evropë, pasi gati 25 përqind e mbeturinave komunale digjen.
Vetëm në Francë gjenden rreth 126 impiante për energji të mbeturinave, Gjermania ka 121 dhe Italia posedon 40 impiante.
“Reppie”, në Addis Ababa është rezultat i një partneriteti midis Qeverisë së Etiopisë dhe një konsorciumi të kompanive ndërkombëtare: “Cambridge Industries Limited” (Singapor), “China National Electric Engineering and Ramboll”, dhe një firmë inxhinierike daneze.
Konsorciumi shpreson se projekti do të jetë si një seri e ngjashme, me shtrirje në qytetet më të mëdha të Afrikës.
You must be logged in to post a comment Login