Ndërtim
Skelat pa mbrojtëse, qytetarët ankohen tek Rama për banesat: I mbushin me shkumë e ikin
Published
5 years agoon
Kryeministri Rama është duke ndjekur hap pas hapi, siç thotë ai, riparimet dhe restaurimet pas dëmtimeve të 26 nëntorit.
Duke inspektuar punimet në një pallat në Durrës, Rama fillimisht përshëndet puntorët të cilët duket sikur i janë përveshur punës për suvatimet e ndërtesës.
Punonjësit duken të lodhur mbi vendin e tyre të punës, mbi skela, edhe pse siguria në punë shkelet me të dyja këmbët, edhe në sytë e Kryeministrit.
Skelat shihen pa mbrojtëse në anësoren e tyre.
Çudi mbetet fakti se nga përcjellja live e faqes së Kryeministrit, ndërtesa në fakt shihet që është e suvatuar dhe e lyer tashmë nga jashtë, edhe pse punonjësit shihen me mistri e vegla pune sikur ndërtesa të jetë ende në punë e sipër…ndërkohë që brenda apartamenteve shihen muret e dëmtuara.
Gjatë bisedës me një grup banorësh të këtij pallatit, të cilët u ankuan se ndihen të pasigurtë për pallatin, pasi riparimet nuk po ndiqen sipas akt-konstatimit të kryer nga inxhinierët, Kryeministri tha se riparimi i pallatit, ka filluar nga lart-poshtë, dhe jo nga poshtë-lartë.
Biseda e zhvilluar gjatë inspektimit në Durrës:
Kryebashkiaku Varfi: Janë 42 apartamente në këtë ndërtesë. Kanë aplikuar vetëm 12 familje për bonusin e qerasë.
Rama: Duhet ti thuhet të gjithëve të bëhet aplikimin tre aplikacioni, shtëpia ime, sepse është e domosdoshme të mbyllen aplikimet deri në datën 8.
28…
Rama: Më fal, 28. Deri në datën 8 ne duhet të përgatisim të gjitha dosjet, pasi të bëhet edhe vlerësimi nga bashkitë, për të pasur një pamje të plotë të të dhënave edhe për donatorët sepse përndryshe procesi nuk mund të avancojë më tutje, për askënd që nuk bën aplikimin. Pra gjithkush që ka një dëmtim të cilin është i konstatuar, por duhet të bëjë aplikimin vetë, sipas gjithë kuadrit ligjor që kemi përgatitur dhe sipas kërkesës për financimin e rindërtimit, dhe prandaj janë bërë rreth 20 e ca mijë në total për gjithë perimetrin, por ka akoma që duhet të aplikojnë, dhe të shfrytëzojmë rastin edhe për ata që na ndjekin të aplikojnë te shtëpia ime. Bëni aplikimin, nëse keni dokumenta, duhet ti fusni, nëse nuk keni dokumenta, ka një opsion aty që thotë skam dokumenta…
Rama: Me punëtorët si keni qenë? Keni mungesa?
Kemi mangësi..
Rama: Me vendet e punës që do të hapë rindërtimi, janë pa fund…. do marrim edhe punetorë nga jashtë nëse do jetë nevoja. Vijnë punëtorë nga kontinente të tjera dhe këta preferojnë të rrinë poshtë te kafja se janë juristë, dhe e pinë kafen me lekët e babës që i bie bretku….
Kryebashkiaku Varfi: Ka filluar dhe procedura për bonusin e qerasë për muajin e dytë. Një pjesë e mirë e qytetarëve janë të interesuar dhe po interesohen që të punojnë në apartamentet e tyre, ata që kanë vendosur ti bëjnë punimet me shpenzimet e tyre.
Rama: Nejse po është i rëndësishëm aplikimi sepse me aplikimin do u japim të gjithëve shpërblim sipas shkallës së dëmit të përcaktuar dhe prandaj duhet të aplikojnë… ne duhet të bëjmë një mbështetje për të gjitha nivelet e dëmeve sipas listës që kemi hartuar…
Qytetarja: Zoti kryeministër mund t’ju falënderoj? Jam nusja e Marin Shkodrës që ju e keni çuar në Itali për kurim, ai është mirë tani dhe unë dua t’ju falenderoj.
Rama: Të shkuara..
Banorët: Zoti kryeministër…zoti kryeministër…
Rama: Çfarë ke mo, ça ke?
Banorët: Kam një fjalë nëqoftëse ka mundësi..Jemi banorë të pallatit…
Rama: Jeni banorë këtu ku po punohet?
Banorët: Brenda nuk po punohet kryeministër
Rama: Po unë isha brenda…
Banorja: Brenda te shtëpia ime ishe?
Rama: Nuk isha të shtëpia jote, por pashë që po punohet
Banorja: Kati i dytë është shtëpia ime…
Rama: Po do vijnë te shtëpia jote, fillohet nga lart poshtë..
Banorët: Po ne e dimë, janë bërë vetëm koridoret, brenda jo.
Rama: Isha nëpër apartamente po ju them…
Banorët: Mos i ler me të hedh hi syve o kryeministër…bodrumi i pallatit është i mbushur me ujë, brenda pallatit , sipër jaën me tonelata hekura palestre, muret janë mbushur me llac dhe asnjë nuk i ka vënë plumcin, ka ik pallati apo ska ik. Kush na jep garanci me fut fëmijët brenda?
Nëse dikush na jep me firmë se pallati është i sigurtë, i fus 3 fëmijët e mi brenda dhe atëherë ai që hedh firmën përgjigjet.
Rama: Dëgjo këtu, as ti as unë nuk jemi inxhiniera, mos bëj ustain, lëri ta bëjnë ata që e kanë për detyrë. Dhe lejet prandaj nuk janë dhënë të gjitha sepssse të gjitha lejet që janë dhënë, janë dhënë sipas standarteve dhe kontrollohen sipas standarteve. Unë po ju them që e pashë vetë atje.
Banorët: Ty të falenderojmë që ke bërë për ne, po mos i lej me të hedh hi syve, se kanë ly fasadën në momentin që vjen ti, po kur ikën ti ndryshon.
Rama: Më vjen keq tani, nuk është momenti që vij unë, se nuk bëhet kjo brenda ditës se ata nuk e dinin që do vija unë fare, edhe njëherë po ju them që riparimi bëhet nga lart poshtë..
Banorët: Të na japin një firmë që pallati është i sigurtë…
Banorët: Te shtepia ime është hapur, carë tulla, dhe po e mbushin me shkumë dhe po i hedjhin suva sipër..tani unë si mund të hyj aty? Unë e kam parë dhe e kam filmuar atë…
Rama: Po më fal me ça ta mbushin?
Banorët: Akt-konstatimi thotë që duhen hedh tullat në tokë, thotë që është i pabanueshëm por i riparueshëm…
Rama: Po pra i pabanueshëm por i riparueshëm, po të lutem se kjo është punë inxhinierësh, ne s’jemi inxhinierë…
Banori: Nuk kemi parë inxhinierë këtu…jam banor i pallatit.
Rama: Si e dallon inxhinierin kur e sheh?
Banori: E njoh se jam i asaj fushe…
Rama: Çfarë kanë inxhinierët nga pamja, si i njeh, çfarë kanë ndryshe nga ne të tjerët?
Banori: Është me ngjyrë…
Rama: Aaa..mirë. …/abcnews
You may like
-
Pal Lekaj reagon ndaj deklaratave të Durmishti për dosjen ku dyshohet të ketë abuzime
-
Struktura e shtëpisë Shehzade në Prizren
-
Druri si mjet për dizajnimin e banjove
-
A po zbehen kompetencat e AKP-së në asetet shoqërore, Ekzekutivi sjell projektligj me kritere të reja për të drejtën banesore
-
Iluzioni optik që e bën kafenenë të duket sikur film vizatimor (FOTO)
-
Një kuzhinë moderne me zbukurime nga bakri dhe çeliku
Ndërtim
Arabia Saudite ndërton një tjetër park të madh ujor në qytetin Qiddiya
Published
7 months agoon
May 9, 2024Fondi sovran i pasurisë së Arabisë Saudite ka njoftuar ndërtimin e një parku të dytë të madh tematik ujor për qytetin Qiddiya në jugperëndim të Riadit.
Parku Aquarabia do të ketë 22 udhëtime dhe përvoja miqësore për familjen, me bazë uji. Ai mbështetet nga Kompania e Investimeve të Qytetit Qiddiya (QIC), e cila është në pronësi të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF).
PIF tha se parku i ri ujor do të ishte më i madhi në rajon dhe do të plotësonte Qytetin Six Flags Qiddiya prej 1 miliard dollarësh, parkun kryesor të qytetit dhe parkun e parë Six Flags që do të projektohet dhe ndërtohet jashtë Amerikës së Veriut. Kontraktorët e Përgjithshëm Almabani të Arabisë Saudite dhe Bouygues i Francës nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar atë park tematik ujor, i cili mbulon një sipërfaqe prej 320,000 m2, në vitin 2021.
Uji i ricikluar do të përdoret në ujitjen dhe ftohjen e Aquarabia, ndërsa PIF premtoi se mbetjet e ujit do të “uleshin deri në 90%”.
Të dy parqet janë në ndërtim dhe janë caktuar për t’u përfunduar në vitin 2025, me një datë hapjeje ende për t’u komunikuar.
Qyteti Qiddiya do të shfaqë disa atraksione argëtuese, sportive dhe kulturore, duke përfshirë një zonë lojrash dhe e-sportesh, stadiumin Mohammed bin Salman me shumë sporte, një pistë sportive motorike dhe parkun tematik të shpallur së fundmi Dragon Ball.
Argëtimi, koha e lirë dhe sportet janë një nga 13 sektorët strategjikë të PIF për investime, në përputhje me Vizionin 2030 të Arabisë Saudite, i cili synon të diversifikojë ekonominë e Mbretërisë së pasur me naftë./Media Ndërtimi
Ndërtim
Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave të butë?
Published
7 months agoon
April 24, 2024Në gjithë globin, ciklet rajonale të dimrit shihen si periudha në rënie për produktivitetin e ndërtimit, por një raport i ri nga institucioni financiar holandez ING sugjeroi se tregu evropian ka rritur efikasitetin mes stinëve të ftohtë.
“Moti më i ngrohtë i dimrit do të thotë që kontraktorët evropianë të ndërtimit po përjetojnë më pak ndërprerje të biznesit ndërsa klima jonë ngrohet,” tha ekonomisti i lartë i ING Maurice van Sante në raportin e titulluar Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave më të butë.
Duke ofruar të dhëna të përpiluara nga ING Research, NASA dhe Our World in Data, van Sante vuri në dukje se anomalitë e temperaturës në hemisferën veriore arritën lartësi rreth dy gradë (Celsius) më të larta, mesatarisht, se në 1985.
“Ne donim të shihnim nëse temperaturat në rritje kanë pasur tashmë një ndikim të matshëm në ciklet vjetore të prodhimit të kompanive evropiane të ndërtimit,” tha Van Sante, duke vënë në dukje se dy tregues janë përdorur në matje:
Pjesa e kompanive që përmendin nivelet e tyre të prodhimit ishte e kufizuar gjatë periudhave të dimrit (janar dhe shkurt) dhe verës (korrik dhe gusht) për shkak të kushteve të motit.
Ndryshimi i vëllimeve aktuale të ndërtimit në këto periudha
Ajo që gjeti studimi ishte një reduktim me më shumë se 30% i kontraktorëve të BE-së, gjatë tre dekadave të fundit, të cilët thanë se aktivitetet e tyre ishin të kufizuara për shkak të motit të keq nga janari në shkurt.
Vera me vapë mbytëse nuk është problem për ndërtimin evropian!
Gjersa fitimet në produktivitet në dimër mund të shihen si pozitive, temperaturat në rritje globale – në përgjithësi – nuk janë.
Megjithatë, van Sante tha se një humbje reciproke e produktivitetit në verë (nga nxehtësia ose moti ekstrem) thjesht nuk po ndodh në një mënyrë të matshme.
Megjithatë, ai vuri në dukje se nivelet rekord në verë po rrisin shpeshtësinë e ditëve të punës të anuluara.
Përderisa mund të duket sikur se një planet në ngrohje ka krijuar një mjedis ideal për aktivitetet e ndërtimit në disa seksione të Hemisferës Veriore, van Sante paralajmëroi në raportin e tij se këto ndryshime janë ‘diamante’ në atë që është bërë një mjedis gjithnjë e më i ashpër./Media Ndërtimi
Ndërtim
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
Published
8 months agoon
March 26, 2024Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në volum në sektorin e ndërtimit janë frenuar disi në vitin 2023, sipas të dhënave që INSTAT ka grumbulluar te kompanitë e ndërtimit.
Zakonisht në 3-mujorin e fundit të çdo viti ka një rritje të shitjeve në banesa, për shkak të blerjeve që bëjnë kryesisht emigrantët në këtë periudhë (shiko grafikun bashkëngjitur).
Në 3-mujorin e fundit të 2023, volumi i shitjeve në ndërtim u rrit me vetëm 1% nga 16.1% që ishte rritja në tremujorin e fundit 2022.
Gjatë gjithë tremujorëve të 2023, ritmet e rritjes së shitjeve në volum ishin më të ulëta se më 2022.
P.sh. në tremujorin e dytë 2023, volumi i shitjeve u rrit me vetëm 0.2%, në tremujorin e dytë rritja ishte me 5.2% nga 11.5% në të njëjtën periudhë të vitit 2022, shkruan Monitor.al
Me gjithë frenimin e ritmeve të rritjes, volumet e ndërtimit dhe shitjeve po rriten në sektorin e ndërtimit, edhe pse treguesit demografikë dhe inflacioni i lartë nuk po e frenojnë këtë trend si në Europë.
Tregu i pasurive të paluajtshme në Europë është në një fazë stanacioni nga rënia e kërkesës, teksa lufta në Ukrainë ka krijuar një efekt psikologjik negativ për investime në pasuri të paluajtshme.
Pavarësisht ngadalësimit, ndërtuesit vendas mbeten optimistë. Pas një rënie me 8 pikë në janar 2024, treguesi i besimit në ndërtim që matet nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Ky tregues qëndron rreth 25 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.
Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues. Paralelisht me të, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje. Nga ana tjetër indeksi i besimit konsumator u rrit në disvarfor të blerjeve të mëdha në dy muajt e parë të vitit 2024.
Sektori i ndërtimit pësoi një rritje të vrullshme pas vitit 2016, kryesisht në sektorin e banesave. Rritja e lejeve në rekorde historike dhe sipërfaqes në ndërtim në pesë vjeçarin e fundit erdhi në një kohë që popullsia po pakësohet dhe po plaket nga rënia e lindjeve dhe emigracioni lartë të rinjve. Në kontradite më këto zhvillime çmimi i banesave është rritur me shpejtësi.
Ndërtimi është kthyer në motorin e rritjes ekonomike vitet e fundit. Në vitin 2022, sektori kontribuoi me 11.1 pikë % të vlerës së shtuar nga 9.4 pikë % që kontribuoi në vitin 2019. Ky kontribut u rrit më tej në vitin 2023, referojnë të dhënat jo përfundimtare.
Aktualisht, Shqipëria është vendi më i varfër i Europës dhe ka ekspozimin më të lartë të sektorit të ndërtimit në kontinent. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi kontribuoi me 11.2% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa në BE, ky sektor kontribuoi me 5.5%./Media Ndërtimi
You must be logged in to post a comment Login