Një punëtor ndërtimi në jug të Indisë po krahasohet me sprinterin e medaljes së artë olimpike Usain Bolt pas një fitore rekord në një garë me buajë.
Srinivas Gowda, 28 vjeç, po garonte në Kambala, një sport nga shteti jugor i Karnataka ku garuesit duhej të kalonin me vrap 142 metra nëpër fusha me gjelbërim dhe buajë.
Gowda thuhet se ka përfunduar garën në 13.42 sekonda. Bolt mban rekordin botëror në 100 metra të kaluara prej 9.58 sekondash.
Por organi drejtues i Kambala është deklaruar kundër këtij krahasimi me Boltin.
“Ne nuk do të dëshironim të bënim ndonjë krahasim,“ tha Prof. K. Gunapala Kadamba, president i Akademisë Kambala, për BBC Hindi.
“Ata (monitoruesit e ngjarjeve olimpike) kanë shumë metoda shkencore dhe pajisje elektronike më të mira për të matur shpejtësinë.”
Kjo deklaratë e profesorit Kadamba erdhi pasi disa media lokale bënë krahasimin midis performancës së Z. Gowda dhe rekordmenit botëror, atletit Xhamaikan.
Por Gowda, nga Moodabidri, krahinë e Dakshina Kannada në rrethin bregdetar të Karnataka , ishte i ngazëllyer për këtë rekord, andaj kishte vetëm fjalë të mira për skuadrën e tij dhe dy buajtë me të cilët ai vrapoi.
Ai tha për BBC Hindi se kishte marrë pjesë në Kambala për shtatë vjet, duke shtuar:
“Interesimi për garën Kambala më lindi gjatë ditëve të shkollës, kur e shihja me ëndje se si zhvillohej gara”.
Çarë është Kambala?
Kambala, e cila përkthehet përafërsisht si “fushë e rritur nga balta” në gjuhën lokale Tulu, është një sport tradicional me origjinë nga një pjesë e bregdetit të Karnataka.
Pjesëmarrësit vrapojnë nëpër një fushë, e cila normalisht është 132 deri 142 metra, me dy buajë që janë të lidhur me njëri-tjetrin.
Është disi kontraversale, dhe në të kaluarën ky sport ka pasur kritika të ashpëra nga grupet ndërkombëtare për të drejtat e kafshëve.
Në vitin 2014, Gjykata Supreme e Indisë lëshoi një ndalesë të garave me buajë, kjo erdhi si pasojë e fushatave kundër praktikës së Jallikattu, një formë e luftimeve me dema nga shteti fqinj Tamil Nadu.
Dy vjet më vonë, gjykata shtetërore e Karnataka lëshoi një urdhër të përkohshëm për të ndaluar të gjitha ngjarjet në Kambala.
Prof Kadamba tha se trupa organizative i ishte përgjigjur kësaj, duke e reformuar këtë sport në mënyrë që t’a bënin atë më njerëzor.
Ai tha se studentët e tyre të tanishëm dhe të mëparshëm – përfshirë Z. Gowda – tani janë mësuar se si të merren me buajtë “në një mënyrë njerëzore pa i dëmtuar”.
Në 2018, shteti filloi të lejojë sërish garat në Kambala, por me disa kushte – përfshirë ndalesën për përdorimin e kamxhikëve.
Por, kjo lojë është ende rrezikohet të ndalet. Grupi ndërkombëtar për të drejtat e kafshëve “Peta” ka inicuar një peticion në Gjykatën Supreme, duke dhënë argumente përse rikthimi i Karnataka në Kambala ishte i paligjshëm.
“Kambala e sotme është krejt ndryshe nga Kambala tradicionale që praktikohej disa dekada më parë,” shtoi Prof Kadamba.
You must be logged in to post a comment Login