Arkitekturë
Njihuni me projektin tërheqës të konviktit të punuar nga studio kosovare LOCUS
Studio arkitekturore LOCUS së fundi ka prezantuar propozimin e tyre për ndërtesën shumë-funksionale, që është konvikt studentësh, për RIT Kosovo, që e ka futur këtë projekt në listën e ngushtë të finalistëve.
Propozimi i tyre është një platformë ku jetesa studentore, arsimi, hulumtimi, arkitektura dhe natyra e qëndrueshme gërshetohen dhe ngjallin sinergji dinamike. Nëse objektin nga prespektiva e zogut të jep një ndjenjë të mirë, sikur edhe nga jashtë. Futesh në hapësira të vogla mes objektit që të çojnë në një hapsirë më të madhe në mes të objektit, ku gjen gjelbrim në këtë rrugë.
Qëllimi kryesor i kësaj lidhjeje evolucionare të vlerave është krijimi i një mjedisi që mund të ushqejë më së miri sinergjitë dinamike të nevojshme për qendrën e të mësuarit dhe të jetuarit të qëndrueshëm dhe të përparuar.
“Një kampus modern që jo vetëm që do të përcaktojë, por edhe do të demonstrojë se çfarë do të thotë qëndrueshmëri në praktikë. Strehimi i studentëve është bërë një instrument kryesor në rritjen dhe shkëmbimin e njohurive”, thuhet në përshkrimin e studios LOCUS.
Ndërtesa përbëhet nga 5 kate. Janë gjithsej 11 dhoma teke (22% e dhomave totale), 33 dyshe (66% e dhomave totale), dhe 6 treshe (12% e dhomave totale), një sallon / kuzhinë për secilin kat, kopsht, bibliotekë, menzë dhe hapësira rekreative.
Sipas tyre, disa nga strategjitë e integruara që do të bëjnë një zhvendosje në bashkëveprim, shkëmbim të kulturave dhe njohurive, përfshirje dhe qëndrueshmëri janë:
1.Hapësirat e brendshme janë bashkuar me të jashtmet përmes transparencës dhe integrimit të natyrës 2.Kopshtet e komunitetit dhe hapësirat e përbashkëta janë të endura në mënyrë strategjike në programin e ndërtimit
3.Çdo dhomë studentore ka një ulëse pranë dritares, për t’u çlodhur dhe soditur, si një shpëtim nga rutina
4.Ndërtesa është e formuar dhe e orientuar për të maksimizuar ekspozimin nga jugu, për të përfituar nga ndriçimi i ditës dhe ventilimi natyror
5.Fasada e ndërtesës është një “fasadë e ventiluar” për të siguruar izolimit të lartë përgjatë të gjitha stinëve
6.Dritaret zgjidhen gjithashtu bazuar në koeficientin e transmetimit termik, dhe kanë një shtresë të ulët të “E foil” (letër metalike) që nuk lejon që nxehtësia e verës të hyjë në ndërtesë
7.Sipërfaqja e çatisë së gjelbër dhe kopshteve të integruara zvogëlon gjithashtu efektin e nxehtësisë
8.Ulja e përdorimit të energjisë përmes:
- Dizajn pasiv (orientim, fasadë e izoluar dhe e ventiluar, dritare me pak reflektim (loë E glass), mbrojtje nga drita, strategji,
- Energjitë e rinovueshme: bazuar në analizë, sasia më e madhe e energjisë përdoret për ngrohje – ne propozuam të integrojmë një sistem gjeotermik. Edhe pse ky sistem është një investim më i madh, ai është shumë efikas dhe i përballueshëm për një afat të gjatë. Gjithashtu, sistemi diellor konsiderohet të integruar në sistemin e ndërtesave.
- Efikasiteti i energjisë: ndriçimi LED dhe strategjitë SMART duke integruar matësit e energjisë për të ofruar kontrolle të zonave dhe sensorë të dritave
- Mbajtëset e biçikletave për të inkurajuar përdorimin e tyre dhe për të krijuar një kampus pa makina, ruajtje dhe mbledhje e riciklueshme – sistemi RECYCLING