Connect with us

Trashëgimia

Zbulim arkeologjik në Greqi – gjendet tempulli i Artemisës në Eubea

Published

on

Pas një shekulli kërkimesh, është gjetur në Eubea të Greqisë tempulli i Artemisit. Fati  ka buzëqeshur injë grupi arkeologësh zviceranë që e identifikuan tempullin në qytetin e vogël peshkatar të Amarynthos, në këmbët e kodrave Paleokklisies.

Ai ndodhet 10 km larg nga vendi ku deri më tani mendohej se gjendej.

Drejtues i kërkimeve ka qenë Karl Reber, profesor në Universitetin e Lozanës dhe drejtor i shkollës së Arkelogjisë në Athinë.

Kërkuesit kanë gjetur pjesë të një muri masiv që daton nga era klasike që ata besojnë se i përket një stoe – kolonadë e mbuluar, apo një portiku të ndërtuar pranë tempullit. Më pas u gjetën edhe mbishkrime dhe artefakte që sigurojnë se bëhet fjalë për tempullin e Artemisit, që shërbente si momenti përmbyllës i një procesioni vjetor të njerëzve nga qyteti i pasur tregëtar i Eretreas. Ata zhvillonin një festival në nderim të Artemisit, perëndeshja e  gjuetisë në mitologjinë greke.

Zbulimi konsiderohet si shumë i rëndësishëm.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending