Aktuale
Stuhia në Istog ka shkaktuar dëme në vlerën e 1.5 milionë eurove
Në Komunën e Istogut ka përfunduar procesi i vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga era e fortë që ka përfshirë javën e kaluar gjithë territorin e kësaj komune. Sipas vlerësimeve të bëra në terren nga komisionet komunale, shuma e dëmeve, pa i përfshirë dëmet në biznese, është afro 1.5 milionë euro.
“Dëmi në shtëpi është mbi 500 mijë euro. Dhe kjo shumë mund të jetë edhe me e lartë, sepse ekipet janë ende duke punuar në terren. Kurse nëobjektet arsimore dëmi është162 mijë euro, nëobjektet shëndetësore 14 mijë euro, në infrastrukturë rrugore, rrjet të ndriçimit publik, kamerat e sigurisë, shenjat e komunikacionit… dëmiështë40 mijë euro, ndërsadëmi i përgjithshëm në objektet komunale tëadministratësdhe në ndërtesat e banimit kolektiv është vlerësuar në 115 mijë euro. Ndërkohë, ende kemi që paraqiten rastet.Dëmet nuk janë vlerësuar nëpër biznese, të cilat do të vlerësohen më vonë, pasi aktualisht i kemi emergjente këto të tjerat”, ka thënë Rugova.
Listën e këtyre dëmeve Komuna e ka në plan t’ia dërgojëQeverisë së Kosovës. Kurse për rastet emergjente, siç tha Rugova, drejtoria e tij në rastet më të rënda veç ka intervenuar me fondet e veta.
“Ne si drejtori vjet e kemi kontraktuar operatorin për dy vjet për raste emergjente dhe raste sociale,dhe në bazë të asaj kontrate i kemi sanuar dëmet në objektin e Komunës, nëShtëpinë e Shëndetit, në tri shkolla dhe në rreth dhjetë shtëpi që kanë qenë raste të rënda.Vjet e kemi pasur buxhetin mbi 41 mijë euro e për sivjet janë planifikuar 45 mijë euro buxhet për raste emergjente e sociale.I gjithë fondi nuk ka qenë i harxhuar dhe kemi intervenuar deri tash në shumën mbi 13 mijë euro.E për këto të tjerat presim të ndahen mjete nga Qeveria”, ka theksuar Rugova.