Aktuale
Vdiq arkitekti gjakovar i Pallatit “Asim Vokshi”, Skender Këpuska
Në moshën 82 vjeçare ka ndërruar jetë arkitekti nga Gjakova, Skender Këpuska. Arkitekti i në vitin 1938, i ka dhënë shumë krijime të veçanta arkitekturës së vendit. Në mesin e projekteve të tij, një është i spikatuar në qytetit e tij, Gjakovë. Këpuska i dha qytetit të Gjakovës Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, i cili vazhdon të jetë ndër objektet ikonike të qytetit.
Pallati i Kulturës në Gjakovë ishte përuruar në vitin 1979, ndërsa ishte ndërtuar me para të popullit, që janë inkasuar përmes kontributit të të punësuarve.
Në dekadën e tetë të shekullit të kaluar, qytetarët e Gjakovës, përmes referendumit, ishin përcaktuar që duke ndarë një pjesë nga të ardhurat e veta personale të japin kontribut për ndërtimin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”. Ky pallat ishte shndërruar në çerdhe të vërtetë të kulturës, artistëve, krijuesve dhe të ngjarjeve kulturore komunale, kosovare e deri te ato ndërkombëtare. Aty kishin gjetur strehim shumë asociacione dhe organizata kulturore, duke filluar nga teatri profesionist e deri te shoqëritë amatore muzikore, letrare e të tjera, të kësaj natyre.
Ndërsa, me kalimin e kohës disa pjesë të këtij pallati u dëmtuan, kështu duke bërë që objekti t’i nënshtrohet renovimit.
-
Aktuale2 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Aktuale3 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Auto3 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Infrastrukturë2 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë3 days ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë
-
Infrastrukturë2 days ago
Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi