Aktuale
Qeveria ndan mjete për dëmet e shkaktuara nga erërat në Pejë e Istog
Javën e kaluar erërat e forta shkaktuan dëme në komunën e Pejës dhe atë të Istogut. E, në lidhje me këto dëme, në mbledhjen e parë të rregullt, Qeveria e re e Kosovës ndau 433 mijë euro, raporton Ndërtimi.info.
Me propozim të ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami për riparimin e dëmeve në komunën e Pejës u ndanë 297 mijë euro, ndërsa për komunën e Istogut 136 mijë euro.
Bajrami para kabinetit qeveritar tregoi sa objekte shkollore janë dëmtuar në këto dy komuna nga erërat forta.
“Komisioni vlerësues ka konstatuar se në komunën e Pejës janë dëmtuar tetë objekte arsimore dhe një kopsht, ndërsa në Istog janë dëmtuar 12 objekte edukativo-arsimore. Ju njoftojmë se dëmet përfshijnë konstruksionet e kulmit, llamarina, tjegulla e dritare. Në disa nga këto shkolla nuk po mbahet mësimi, janë bërë improvizime e nxënësit po barten në shkolla të tjera”, tha ministrja Bajrami.
Bajrami ka treguar se ekipi vlerësues i dëmeve ishte i përbërë ekspert të komunave të prekura dhe nga dy inxhinier të MASHT-it.
-
Infrastrukturë2 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë2 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë2 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë2 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale2 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë2 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë2 days ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh