Aktuale
Ministria e Kulturës hesht përballë ndërtimeve afër monumenteve në Gjakovë
Ministria e Kulturës ka heshtur përballë ndërtimeve afër Kullës së Sylejman Vokshit e Mejtepit Ryzhdije në Gjakovë. Institucioni më i lartë kulturor në vend nuk ka ndërmarrë kurrfarë masash as ndaj manipulimeve me dokumente që ka bërë Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve për t’i hapur rrugë objektit banesor në shtatë kate rreth 10 metra larg Mejtepit e nja 30 prej Kullës.
Janë bërë dy javë qëkur gazeta ka raportuar se si ka nisur të ndërtohet një objekt i projektuar, që pos bodrumit dhe përdheses, të ketë edhe shtatë kate të tjera. Pas publikimit të dy raporteve të ndryshme me numër të njëjtë protokolli – që del të jenë manipuluar nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve – Ministria e Kulturës thotë të ketë pranuar një sqarim nga IKMM-ja.
Përderisa arkitekti Avni Manaj fillimisht i kishte thënë se ndërrimi i një anëtari të Komisionit në raportin që u bë baza e lejimit të ndërtimeve ishte gabim teknik, pas pak minutave ai kishte thënë se njëri anëtar kishte probleme shëndetësore. Krejt këtë me probleme shëndetësore e kishte arsyetuar edhe drejtori i IKMM-së, Ismet Hajrullahu. Por MKRS-së i kanë thënë se bëhet fjalë vetëm për një gabim teknik. Në bazë të një sqarimi që IKMM-ja ia ka bërë MKRS-së, të cilin e ka parë gazeta, del të jetë thjesht një gabim teknik ajo për të cilën është raportuar se është manipulim.
-
Infrastrukturë1 day ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Auto1 day ago
Kërkesa për vetura elektrike kineze po rritet
-
Infrastrukturë1 day ago
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)
-
Infrastrukturë12 hours ago
Raporti i kredive me probleme për blerjen e pronave nga individët u rrit vitin e kaluar
-
Infrastrukturë1 day ago
Trena elektrikë në Kosovë dhe Shqipëri? Vendet e Ballkanit tentojnë të modernizojnë linjat hekurudhore
-
Infrastrukturë1 day ago
Preferohen pronat në periferi të qyteteve
-
Auto1 day ago
Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit