Aktuale
Tërmeti dëmtoi trashëgiminë kulturore: Ja objektet ku u bënë ndërhyrje emergjente
Rreth 5.7 milionë euro llogaritet dëmi dhe humbjet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në trashëgiminë kulturore.
Rreth 5.7 milionë euro llogaritet dëmi dhe humbjet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në trashëgiminë kulturore, ku janë prekur 111 monumente, prej të cilave 23 janë të papërdorshme, 30 me risk mesatar dhe pjesa tjetër pa risk.
Gjatë seancës dëgjimore në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri me dije se në disa prej tyre, ku dëmet ishin më të larta, janë bërë ndërhyrje të menjëhershme.
Ndërsa theksoi gjithashtu, se një pjesë e të ardhurave që vilen nga biletat për hyrjet në monumentet kulturore do të përdoren për rastet e emergjencave. Dhe politika e rritjes së çmimit të biletave, do të sjellë mirëmbajtje më të lartë.
Për shkak të fatkeqësisë natyrore, dy muze kombëtare dhe tre muze lokale janë mbyllur për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqesin./Burimi: SCAN
-
Infrastrukturë3 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale2 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Aktuale3 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Auto3 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Infrastrukturë2 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë3 days ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë