Connect with us

Aktuale

Lekaj paralajmëron protesta nëse ndalet projekti i Autostradës së Dukagjinit

Published

on

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka paralajmëruar se do të organizohet protesta nëse Qeveria aktuale tenton ta ndalojë realizimin projektit për Autostradën e Dukagjinit.

Lekaj ka sqaruar se ky projekt është aprovuar edhe nga Kuvendi i Kosovës.

Mendoj që është diçka e padrejtë për Dukagjinin dhe për qytetarët e Dukagjinit ku numërojnë 624 mijë banorë dhe janë taksa paguesit më të mëdhenj të qeverisë së Kosovës dhe nëse merret një vendim i tillë mendoj që po e linçojnë atë regjion dhe ne do të bëjmë atë që duhet më bë dhe do t’i ftojmë qytetarët në protesta dhe do të përdorim të gjitha mekanizmat politik demokratik që mos me u anuluar kjo autostradë sepse edhe kjo autostradë është aprovuar me buxhet në Parlamentin e Kosovës dhe vetë deputetët e kanë aprovuar dhe tani të merret një vendim i padrejtë historia nuk do t’i falë”, ka deklaruar ai.

Lekaj ka thënë se këtë projekt e mbështesin edhe qytetarët.

“Ne si Aleancë jemi të vendosur që të ndodhë autostrada e Dukagjinit jo pse ne vijmë nga Dukagjini por që duhet në tërë Kosovën të trajtohen barabartë dhe mos të linçohet një regjion. Ne i kemi parapri bisedat për këtë autostradë edhe me qytetarët edhe me kryetarët dhe 99.9% kanë qenë që duhet të ndodhë dhe dy kryetarët nga LDK-ja ata e kanë thënë një po të madhe dhe tani politikisht të sanksionohet ky regjion është i padrejtë”, ka thënë Lekaj.

Plani i kryeministrit Albin Kurti për ta hequr tarifën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe dhe për ta zëvendësuar atë me aplikim reciprociteti të plotë me këtë shtet nuk po mbështetet nga ish-qeverisja.

Lekaj shtoi se kryeministri Albin Kurti me reciprocitet po bënë një mashtrim të radhës dhe sipas tij, reciprociteti asnjëherë s’ka për tu implementuar.

“Nuk besoj se reciprociteti do të jetë i suksesshëm sepse ne nuk kemi sqarim sa i përket reciprocitetit sepse edhe iniciativat për reciprocitet asnjëherë nuk kanë mundur të implementohen dhe në këtë mënyrë mendoj që Kurti bënë shumë gabim dhe bënë një mashtrim të radhës thuajse ne po e heqim taksën dhe po vejmë reciprocitet që asnjëherë s’ka për tu implementuar”, u shpreh Lekaj.

Sipas tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mundohet që ta bindin kryeministrin Kurti dhe qeverinë e Kosovës për mos heqjen e taksës, në qoftë se ata nuk binden atëherë do të përdorin të gjitha metodat demokratike.

“Ne kemi paralajmëruar se si AAK do të bëjmë atë që duhet me e bë për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës për ta mbrojtur vendimin e Qeverisë Kosovës sepse për herë të parë në histori pas pavarësisë kemi dëshmuar që Kosova merr vendime pa e pyetur Beogradin dhe është autonome në vendimet e veta dhe ne si Aleancë do të përdorim të gjitha metodat demokratike edhe duke ftuar debat në parlament për të sqaruar Kryeministri i Kosovës se pse do ta heq taksën dhe pse me vendos reciprocitet kur ne ende nuk dimë çka do të thotë reciprociteti i Kurtit sepse nëse shkojmë me reciprocitet ekonomik, reciprocitet administrativ dhe politik atëherë mendoj që ne si Kosovë nuk jemi të përgatitur për këtë dhe po duam që t’i hapim një treg Serbisë prej 400-500 milionë dhe mos të marrim asgjë”, ka shtuar ai.

Ai ka treguar se cilat metoda do të përdoren.

“Sa i përket metodave që do t’i përdor Aleanca do të mundohemi që ta bindim Kurtin dhe Qeverinë e Kosovës në debat dhe në parlament dhe nëse janë të pa dëgjueshëm atëherë do të përdorim të gjitha metodat demokratike për të penguar këtë vendim që do ta merr Kurti”.

Në lidhje me heqjen e taksës ndaj Serbisë, Lekaj ka thënë se nuk është në favor të Kosovës.

“Sa i përket thirrjes së Kurtit për të hequr taksën 100 % për mallrat Serbe mendoj që është një vendim që nuk shkon në favor të mirës së Kosovës dhe i bënë favore Serbisë dhe këtë kur e them e bazoj në atë sepse ne nëse ulemi në tavolinë për të dialoguar do të thotë nuk kemi asgjë në dorë por ne po shkojmë ndoshta si pa përgatitur në dialog dhe pa e kushtëzuar Serbinë kur dihet se Serbia ka bërë luftë të madhe për çnjohje të vendeve që e ka njohur Kosovën dhe mendoj që nëse na ja japim tregun pa njohje reciproke mendoj që është gabimi më trashanik që e bënë Kryeministri i Kosovës”, tha Lekaj, raporton Ekonomia Online.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending