Aktuale
Abdixhiku tregon kur fillon qarkullimi mbi urën e re në Veternik
Nga muaji mars pritet qe të lëshohet për qarkullim nyja në Veternik, konkretisht ura e re. Qarkullimi fillimisht do të bëhet e mundur në aksin për Ferizaj dhe atë për Gjilan, derisa punimet në tërësi pritet të përfundojnë në muajin maj.
Kështu u bë e ditur gjatë inspektimeve të punimeve në këtë projekt nga ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, raporton Ndërtimi.info.
“Mua më njoftuan sot që në fillim të marsit do të bëhet hapja e kësaj kyçje, që do të thotë një muaj nga sot. Përafërsisht rreth një muaji, nën kushte të mira atmosferike, nëse bora nuk na vonon”, tha ai
Minsitri Abdixhiku tha se ministria do të kujdeset që punët të shkojnë sipas dinamikës së duhur.
Ndërsa, menaxheri i projektit, Zijadin Mehmeti tregoi se cilat akse do të lëshohen për qarkullim në muajin mars.
“Akset kryesore, për shembull Prishtinë- Ferizaj, autostrada dhe rruga e Gjilanit. Tash përkohësisht mund të qarkullohet, mirëpo punët përfundimtare kryhen në maj”, u shpreh ai.
Projekti i ndërtimit të nyjes në Veternik, që kushton 2.5 milionë euro, ka filluar në mujin korrik të viti 2019. Që nga fillimi i këtij projekti qarkullimi në këtë pjesë të hyrjes në kryeqytet po bëhet përmes një rrethrrotullimi të përkohëshëm.
-
Infrastrukturë1 day ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë2 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë2 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë2 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale1 day ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë2 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë2 days ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh