Aktuale
Kërkohet vëmendje e qeverisë së re për Resortin Borea
Në shtator të vitit 2018 kishte filluar ndërtimi i Resortit Borea, që u synua të jetë një atraksion turistik, si qendër e skijimit në komunën e Pejës. Fillimi i këtyre punimeve u bë nën prezencën e emocioneve të mëdha, por kjo si duket nuk zgjati shumë, sepse projekti për disa kohë nuk u përmend më.
Për këtë “Borea Resort” duke uruar për qeverinë e re, kërkoi nga institucionet shtetërore që ky projekt të marrë sërish vëmendjen dhe përkrahjen si projekt kapital.
Ata kanë njoftuar se punimet janë ndërprerë për shkak të pezullimit të lejes së ndërtimit nga ish- Ministria e Mjedisiti dhe Planifikimti Hapësinor. Sipas tyre arsyetimi i ministrisë ishte mos zonimi i Parkut Nacional të Bjeshkëve të Nemuna, por që ky projekt nuk kishte të bëjë me të.
“Edhe pse dokumentacioni është dorëzuar në maj të vitit 2019 si dhe taksat janë paguar po në atë kohë, me datën 4 tetor 2019 kemi marrë një vendim nga ministria e lartcekur per pezullimin administrativ të lejes per arsye të mos zonimit te Parkut Nacional «Bjeshket e Nemuna», që në fakt nuk ka lidhje me projektin Borea”, thuhet në njftoimin e resortit.
Kjo vonesë, sipas tyre, po rrezikon ivestitorët, sepse nuk e kuptojnë frenimin e projektit.
Për projektin që do të mundësonte punësimin e qindra qytetarëve, si dhe do të ndikonte në zhvillimin ekonomik të regjionit të Dukagjinit, deri më tani janë shpenzuar 15 milionë euoro, bëhet e ditur nga Resorti Borea.