Aktuale
Projekti i pasqyrave që gjenerojnë nxehtësi deri në 1000 gradë celsius
Bill Gates ja ka dalë mbanë që të mbajë të fshehtë një prej projekteve më
ambicioze të tij, që lidhet me gjetjen e një burimi të pashterueshëm energjie,
për më tepër miqësor me mjedisin.
Bëhet fjalë për projektin “Heliogen”, ku bosi i Microsoft ka investuar miliarda
dollarë brenda një harku të shkurtër kohor. Paratë janë shpenzuar kryesisht në
burime njerëzore dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale. Sot, investimi i kryer
duket se ka dhanë frutet e para.
Kompania “Heliogen” njoftoi se ka zbuluar një metodë, që duke shfrytëzuar
inteligjencën artificiale dhe një fushë me pasqyra që reflektojnë rrezet e Diellit
të gjenerojë nxehtësi deri në 1 mijë gradë celcius. Kjo do të thotë se
potancialisht ka zbuluar, ose i është afruar zbulimit të energjisë së
pashtershme.
Për të kuptuar akoma më tej rëndësinë e këtij zbulimi mjafton të theksohet se
me nxehtësinë 1 mijë gradë celcius, energjia diellore mund të përdoret në të
ardhmen jo fort të largët për të prodhuar çimento, xhama dhe produkte të tjera
industriale që kërkojnë nxehtësi të mëdh për t’u përftuar.
Dallimi i madh është që përmes kësaj metode nuk prodhohen mbetje të
dëmshme për mjedisin, siç është dioksidi i karbonit. Pra, drita e Diellit mund të
zëvendësojë lëndët djegëse që çlirojnë pas dioksid karboni dhe materiale të
tjera edhe më të dëmshme për shëndetin dhe ambientin.
“Jemi duke zbatuar një teknologji në gjendje që të kushtojë më lirë sesa lëndët
djegëse tradicionale dhe që mbi të gjitha nuk emëton në hapësirë dioksid
karboni. Ky është Grali i Shenjtë”, thotë për CNN Business Bill Gros, themelues
dhe drejtues ekzekutiv i “Heliogen”.
Kompania tregohet e rezervuar duke mos dhënë më tepër hollësi teknike, për të
mos zbuluar padashje për kompanitë rivale një teknologjia që ende është në
fazë testuese. Por, ka hamendësime që thonë se inteligjenca artificiale përdoret për të përllogaritur këndin që prodhon më shumë energji dhe më pas për të
drejtuar në mënyrën automatike pasqyrat përthithëse të rrezeve të Diellit në
këtë kënd.