Featured
Pas katër vjetësh, një ditë para fushatës Suhareka jep tenderin për ujësjellës në Delloc
Një ditë para se të fillojë fushata elektrorale për zgjedhjet lokale në Kosovë, në Suharekë është dhënë edhe një tender.
Tenderi ka të bëjë me furnizim me material për rregullimin e ujësjellësit në Delloc, nën petkun e “Sanimit dhe rregullimit të ujësjellësve”. Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 8 mijë euro, raporton Ndërtimi.info.
Mirëpo tenderi është fituar nga kompania “Ar-Tech”, e cila ka ofertuar me 7,949.60 euro. Në dokumentin e publikuar nga Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik vërehet se ky çmim ka qenë më i ulëti dhe më I larti, edhepse janë pranuar 5 tenderë.
Në komunikim me Zyrën e Prokurimit në Suharekë, del që të gjithë operatorët tjerë kanë qenë të papërgjegjshëm përpos kompanisë “Ar-Tech”.
Kohëzgjatja e kontratës është 10 ditë, që i bie të ekzekutohet në vazhdë të fushatës elektorale.