Arkitekturë
ArchDaily publikon artikullin kushtuar ‘Pavijonit të Verdhë’ në rrugën “Rexhep Luci”
ArchDaily, ndër faqet më të mëdha arkitekturore, së fundi ka publikuar një artikull për “Pavijonin e Verdhë” i cili ishte vendosur në Prishtinë nga “MB Office” dhe “Architecture for Humans”, disa muaj më parë. Pavijoni qëndroi në rrugën “Rexhep Luci” për një javë.
Në vijim mund të lexoni artikullin e përkthyer në shqip:
Qyteti i Prishtinës pas ’99 ka pasur barrën ashtu si edhe kënaqësinë e përkujdesjes për një pjesë të gjerë të popullatës së Kosovës. Kjo gjë ka sjellë një tendosje në zhvillimin urban të qytetit me një numër në rritje të ndërtesave dhe mbindërtimeve të paligjshme në mënyrë të vazhdueshme, hapësirave publike të uzurpuara dhe një mosrespektim në rritje të qytetit nga qytetarët.
Një individ që u përpoq t’i jepte fund përkeqësimit të këtij qyteti që kishte filluar ishte Rexhep Luci, një qytetar dhe arkitekt që në atë kohë po punonte drejt prishjes së ndërtesave të paligjshme. Puna e tij në këtë drejtim dhe pothuajse çdo proces i ngjashëm u ndërpre kur Rexhep u qëllua para banesës së tij në kryeqytet. Me vrasjen e Rexhep Lucit, qyteti i Prishtinës u bë kryesi, viktima si dhe spektatori i këtij krimi. Vite më vonë, rruga që mban emrin e arkitektit që dikur filloi luftën kundër rrëmujës dhe kaosit, është një nga arteriet më kaotike të qytetit.
Rruga “Rexhep Luci” ka potencial të vërtetë për tu bërë një hapësirë publike. Padyshim që nuk ka mungesë njerëzish dhe vetë rruga është një arterie aktive e skicës urbane të qytetit. Sidoqoftë, rruga është përdorur kryesisht si “tranzit”, me një numër shumë të vogël të njerëzve që ngadalësohen ose ndalen për të shijuar hapësirën.
Qëllimi i kësaj ndërhyrje është të frymëzojë ndërveprimin social në rrugë duke siguruar infrastrukturë shumë më të thjeshtë. Pavijoni i verdhë dallohet dhe i jep “Rexhep Luci”-t identitetin e veçantë që i mungon, gjë që bëhet duke angazhuar publikun drejtpërdrejt duke mbështetur një gamë të gjerë aktivitetesh për përdoruesit e hapësirës.
Pavijoni i verdhë është vendosur në rrugë afër kinemasë, në mënyrë që të tërheqë vizualisht këmbësorët, duke i dhënë rrugës një karakteristikë që është vizualisht e pranishme dhe ftuese. Qëllimi kryesor i pavijonit do të jetë lidhja e rrugës me bulevardin në dy dimensione thelbësore.
Instalacioni shërben për organizimin e një sërë aktivitetesh që përfshijnë një gamë të gjerë fushash nga një lojë basketbolli, sfond për sete fotografike, një hapësirë për studentët për të shfaqur punën e tyre, ngjarje të organizuara, si dhe një vend për debate dhe diskutime ku morri pjesë edhe kryetari i qytetit.
Në fund të javës, për sa qëndroi, përmes vëzhgimit të qytetarëve që përdorin dhe kalojnë nëpër strukturat e vendosura në rrugë, është e qartë se qyteti ka shumë nevojë për hapësirë publike të lirë dhe të qasshme. Sidoqoftë, hapësira publike është akoma më shpesh perceptohet si luks sesa një domosdoshmëri themelore për një jetë të shëndetshme të përditshme.
Aq sa infrastruktura e mirë mund të ndihmojë në jetën publike, organizimi dhe pjesëmarrja në debate dhe diskutime, ndërgjegjësimi, ndërmarrja e hapave të nevojshëm drejt arsimit, dhe së bashku krijimi i një përvoje cilësore të hapësirave të mira publike dhe jetës mes tyre, mund të ndihmojnë qytetin dhe qytetarët në aspektet themelore.