Aktuale
Rrugëtimi i Abdixhikut deri në ministër të Infrastrukturës dhe Ambientit
Ministri i deritanishëm Fatmir Matoshi, ia dorëzoi detyrën ministrit të ri nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhikut, i cili tash e merr detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit
Por, cili është rrugëtimi i Abdixhikut deri në postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit?
Lumir Abdixhiku ka lindur në vitin 1983 në Prishtinë. Pas mbarimit të studimeve universitare për Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ai diplomoi në nivelin master, Universitetin e Staffordshire në Britani, në fushën e moralit tatimor.
Pas 7 viteve, në vitin 2013 iu dha titulli doktor shkence i ekonomisë, nga po i njëjti universitet, në fushën e determinatëve së evazionit fiskal të bizneseve në vendet tranzicioninit.
Në vitin 2005 Abdixhiku iu bashkua Institutit Riiinvest, në të cilin ishte i angazhuar në disa kërkime për zhvillimin e projekteve në Kosovë dhe jashtë saj. Pas pesë vitesh u bë drejtor ekzekutiv i këtij insitituti.
Gjithashtu, ai ishte edhe Anëtar i Bordit të Fundacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.
Gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit në vitin 2017, Abdixhiku kandidoi për deputet dhe arriti t’i marrë 30 mijë vota, duke u bërë kështu deputet në Kuvendin e Kosovës në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosvës.
Ndërsa pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar që u mbajtën në Kosovë, ai u propozua nga LDK-ja si ministër i Infrastrukturës, në mesin e pesë ministrave të tjerë, që kjo parti do të ketë në kryesi pas koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.