Aktuale
Kërkohet që rritja e pagave të bëhet në përputhje me rritjen ekonomike
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka premtuar rritje të pagave që nga janari i vitit 2018.Njohës të çështjeve ekonomike në vend, thonë se rritja e pagave duhet të bëhet në pajtim me rritjen ekonomike, në të kundërtën vështirë të realizohet një premtim i tillë.
Muhamet Mustafa, thotë se në qoftëse rritet produktiviteti i punës duhet të bëhet edhe rritja e pagave, në mënyrë që të ecin paralelisht.
“Me një rregullore dhe me politika ekonomike rritja e pagave duhet të bëhet në pajtim me rritjen ekonomike, dhe në qoftëse ka pas rritje ekonomike gjatë vitit 2016 apo 2017 me atë përqindje duhet të bëhet edhe rritja e pagave, në qoftëse s’ka pas rritje atëherë nuk duhet të rriten pagat”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.
Sipas tij, Ministri Hamza duhet të konsultohet se sa është rritja ekonomike, a ka rritje në harmoni, dhe me këtë konstatim mund edhe të vendoshet se sa duhet të rriten.
“Me këtë sekuencë nuk do të duhej të kishte probleme sepse për aq sa është rritja ekonomike natyrisht që do të duhej të rritej edhe buxheti, në qoftëse rritet produktiviteti i punës dhe pagat d.m.th pagat duhet të ecin paralelisht me rritjen ekonomike, kjo do të duhej të ishte një politike që duhej ndjekur, dhe unë mendojë se ministri e ka menduar edhe në këtë drejtim. Me të njejtën përqindje mund të rriten pagat ose mund të rriten më pak ose më së shumti sa është pëqrindja, rritja e pagava ma tepër se sa është rritja ekonomike krijonë çrregullime dhe konfiguracionin makro ekonomik dhe nuk është një politikë që duhet ndjekur”, ka shtuar ai.
Nga ana tjetër, edhe Ibrahim Rexhepi tani punonjës në MZHE, thotë se Ministri Hamza do të hartojë një buxhet që përputhet me përqindjen ekonomike.
“Ministri Hamza i ka parasysh edhe nevojat edhe mundësitë për rritjen e pagave, dhe besojë që ai do të hartojë një buxhet për t’i parë mundësitë”, ka thënë ai shkurt për Indeksonline.
Ndryshe, sipas ministrit Hamza, rritja e pagave do të bëhet në përputhje me rritjen ekonomike duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm