Arkitekturë
Akon City, qyteti i parë inteligjent në Afrikë
Më 13 janar, këngëtari i popit Akon konfirmoi përmes një postimi se qyteti i tij prej 2.000 hektarësh, i mbështetur në kriptocurrency në Senegal, së shpejti do nisë të ndërtohet.
Projekti u njoftua për herë të parë në vitin 2018, dhe qyteti i zgjuar do të ngrihet afër kryeqytetit të Dakarit, në një zonë të dhuruar për Akon nga Presidenti Macky Sall.
Akon City do të funksionojë në “AKoin”, një kriptocurrency në pronësi të këngëtarit, si një provë për të parë nëse monedha dixhitale mund të integrohet më mirë në Afrikë si një e tërë. Qyteti i ri po ngrihet si i qëndrueshëm dhe kur të përfundojë brenda 10 vitesh, do të jetë projekti i parë i çertifikuar nga LEED në Afrikë.
Për shkak se projekti është duke u ndjekur si një qytet turizmi, SAPCO, agjensia shtetërore e turizmit, është duke bashkë-zhvilluar projektin me Akon. Ndërsa dizajneri për Akon City nuk është njoftuar ende, nga paraqitjet, estetika duket se merr hua shumë nga strukturat e dizenjuara biomorfike, të gjetura në propozimet e tjera të qyteteve të zgjuara.
Në zemër të zhvillimit do të jenë dy kulla skulpturore, ndërlidhëse me një boshllëk të madh mes tyre, që të kujton veprën e fundit të Zaha Hadid Architects në Pekin. Një liqen dhe shëtitore e madhe e krijuar do të vendoset përpara një qendre të lakuar dhe do të bashkohet me komplekset e kullave prej xhami të valëzuara.
Ndërsa detajet konkrete në lidhje me përbërjen e qytetit janë të pakta, projekti raportohet se do të ketë një përzierje të zonave të banuara dhe tregtare. Projekti është duke u rrotulluar në faza, me fazën e dytë të vendosur për të filluar në 2025.