Aktuale
Banorët protestojnë kundër ndërtimit të përpunuesit të mbeturinave
Banorët e njësisë administrative Gosë, në Bashkinë e Rrogozhinës, kërkuan zbardhjen e vendimit të Këshillit Bashkiak, i cili ka vendosur të ndërtohet një lpërpunues mbeturinash në afërsi të fshatit të tyre.
Ata thonë se ky landfill do të ndërtohet vetëm 1 kilometër larg banesave të tyre. Për ta kundërshtuar, ata kanë hartuar një peticion dhe kanë mbledhur 2500 firma. Sipas protestuesve, në këtë landfill do të përpunohen mbetjet e Divjakës, Peqinit, Rrogozhinës dhe Kavajës.
“Nuk jemi kundër landfillit, por duhet gjetur vendi. Ju lutem, mos na pengoni oksigjenin. Mos shtoni gazrat”, thonë banorët.
Kryetari i Komisionit të Mjedisit nga Partia Demokratike, Jamarbër Malltezi, iu bashkua protestës, duke thënë se kjo zonë nuk e meriton këtë helmim: “Ky vendim është marrë në përputhje me ligjin apo në kundërshtim të hapur me ligjin? Ka 16 kritere për përzgjedhjen e një landfilli. Kush nga këto kritere është zbatuar nga bashkia për vendimin e marrë?”
Banorët thonë se do të përshkallëzojnë përpjekjet e tyre për anulimin e këtij vendimi deri në bllokimin e autostradës.
-
Infrastrukturë1 day ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Auto23 hours ago
Kërkesa për vetura elektrike kineze po rritet
-
Infrastrukturë1 day ago
Trena elektrikë në Kosovë dhe Shqipëri? Vendet e Ballkanit tentojnë të modernizojnë linjat hekurudhore
-
Tech22 hours ago
6G punon 500 herë më shpejt se telefonat mesatarë 5G
-
Infrastrukturë1 day ago
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)
-
Auto1 day ago
Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit
-
Infrastrukturë1 day ago
Në myk e kushte jo të favorshme mësojnë nxënësit e Shkollës Dardania në Prishtinë