Aktuale
Votimi i pa vlerë i asambleistëve Prishtinës për mbrojtjen e Badocit
Kuvendi Komunal i Prishtinës, në një seancë të jashtëzakonshme diskutoi për çështjen e ndërtimeve në afërsi të Badocit. Në këtë seancë u votuan dy rekomandime dhe një propozim për vendim në lidhje me këtë çështje.
Pas një diskutimi të gjatë, Leutrim Retkoceri përfaqësuesi i grupit punues, i përbërë nga të gjitha parititë politik dhe përfaqësues tëqytetarëve, paraqiti pikat për votim.
“Rekomandimi është kërkesë që Komuna e Prishtinës të anulojë kushtet ndërtimore të lëshuara në pjesën e liqenit të Badocit, me datën 26.12.2029. Rekomandimi i dytë është që të fillojë procedura që zona përreth Liqenit të Badocit, e cila nuk është e përfshirë në peizazh të mbrojtur të bashkohet me peizazhin e mbrojtur me parkun e Gërmisë. Propozimi për vendim është që Kuvendi Komunal të merr vendim që të pezullojë Planin Zhvillimor Komunal për zonën I, II dhe III për mbrojtje në pjesën e Badocit, deri në nxjerrjen e dokumenteve të reja të planifikimit në këtë zonë, Planin zhvillimor Komunal, Hartën Zonale dhe Planin e hollësishëm Rregullues”, tha ai.
Dy rekomandimet u votuan me 27 vota pro, 2 kundër dhe një abstenim, ndërsa propozimi për vendim me 24 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime.
Mirëpo, gjatë diskutimit u konsideruar se po votohet diçka që nuk ka efekt ligjor.
“E kemi qit një pikë që nuk ka bazë ligjore. Ne sot mundemi me votu, nuk na ndjek ligji. Unë do të votoj sepse nuk ka rrezik prej kësaj pune. Por, dijeni që pika për vendim që Komuna me pezullu Planin Zhvillimor në atë pjesë, absolutisht nuk e ndal asnjë ndërtim në atë zonë sepse deri në planin e ri plani aktual mbetet në fuqi”, tha Nol Nushi nga PSD.
Ndërkaq, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk u pajtua me pikat e vendosura për votim, derisa tha se nuk mund të ndalohet legjislacioni në fuqi.
“Mu po më rekomandoni si ekzekutiv me i përfshijë zonat që nuk janë të përfshira në peizazh. Ku? Sa metra prej ujit?. Jeni tu dashtë me një ditë me u bë më ekspertë sesa krejt vendimet e shtetit që 20 vjet. Pra, e keni vendimin e vitit 2013 të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Mbrojtjen e akumulimit të Badocit. Janë të caktuara zona. Zona I është e vizatuar në hartë. Ju jeni tu dashtë me marrë vendim për tri zona, pa e pa hartën hiç. Pra, nuk mundeni me pezullu PSHK-n me një vendim të kuvendit. Pse? – Sepse nesër unë çohem i mbledhi 26 vetë ia ndaloj PZHK-n dikujt prej asamblistëve të LDK-së që ka interes sepse po më pengon. Nuk mundeni me bë këtë. Njerëzit kanë të drejta, kanë prona dhe janë të mbrojtur me ligj dhe Kushtetutë të Republikës së Kosovës”, tha Ahmeti.
Ahmeti gjithashtu theksoi se kjo çështje mund të përfundojë në gjykatë, gjë që nuk është në favor të komunës.
Në këtë seancë u potencua se deri në vitin 2016 në liqenin e Badocit janë derdhur ujërat e zeza.
Lagja e projektuar për ndërtim në zonën e Badocit i është përmbajtur të gjithë dispozitave ligjore dhe ka marre kushtet ndërtimore. Majde, deri tash është dëshmuar nga projektuesi se gjithçka është e menduar te jetojë me natyrën dhe jo ta dëmtojë atë, sikur paragjykohet pa bazë.