Connect with us

Aktuale

Shpend Ahmetit i teprojnë 30 milionë euro, kritikohet për menaxhim të dobët të Kryeqytetit

Published

on

30 milionë euro të investimeve kapitale i kanë tepruar Komunës së Prishtinës të udhëhequr nga Shpend Ahmeti. Këto mjete që nuk janë shpenzuar gjatë vitit 2019, do të barten në buxhetin e vitit 2020. E derisa shumë projekte të parapara të realizohen në vitin që lamë pas, as nuk janë filluar, Ahmeti po kritikohet për menaxhim të keq të kryeqytetit. Partitë opozitare në Prishtinë, Vetëvendosje dhe LDK po thonë se Ahmeti nuk po di si të menaxhojë me mjetet e komunës, e në anën tjetër nuk po i përmbush zotimet e dhëna, shkruan Gazeta Express.

Nuk është viti i parë që xhepit të Komunës së Prishtinës i mbesin para nga viti paraprak.

Derisa përmbyllja e viti 2019 e gjeti kryeqytetin me shumë projekte të premtuara, por të parealizuara, Shpend Ahmetit po i teprojnë mjetet financiare të parapara për realizimin e tyre.

Parkingu Nëntokësor, rinovimi i Pallatit të Rinisë, Tregu i qytetit, Ndërrimi i flotës së autobusëve të kompanive private e ndërrimi i kioskave të kryeqytetit janë disa nga projektet e premtuara për vitin 2019, por asnjë prej tyre nuk ka nisur të realizohet.

Vonesat në prokurim, anulimi i tenderëve e planifikimi jo i mirë, duket se ishin arsyet e mosrealizimit të këtyre projekteve.

Kësisoj, Komunës së Prishtinës i tepruan 30 milionë euro nga buxheti i planifikimeve kapitale.

E këtë nuk po e shohin të arsyeshme asamblistët partive opozitare në asamblenë e Prishtinës.

Jeta Rafuna nga radhët e LDK’së, ka thënë për Express se bartja e buxhetit të vitit 2019 vjen si rezultat i planifikimit jo të mirë nga ana e kryetarit të Prishtinës.

“Si pasojë e planifikimit të keq kemi edhe mosrealizim të buxhetit. Është dashur të ndërtohet rruga A, Kolektorët, shkolla të reja, ndërtim të çerdheve publike. Po ashtu për shkak të mosrealizimit të Planit të Mobilitetit kemi kaos në trafik. Ende përballemi me qentë endacakë, parkingjet. Janë vetëm disa nga projektet e parealizuara e në anën tjetër ka bartje të buxhetit”, ka thënë Rafuna.

Bartja e buxhetit nga viti 2019 në vitin 2019, për Eman Rrahmanin e VV’së është situatë më e keqe se vitet paraprake.

Ai ka thënë për Gazetën Express se në investime kapitale nuk është arritur të shpenzohet as bartja e buxhetit të vitit 2018, e që ishte 25 milionë euro.

Rrahmani ka treguar se nga 25 milionë euro të bartura nga viti 2018, janë shpenzuar vetëm 19 milionë euro, duke bërë kështu që 6 milionë të tjera të mbesin të pashpenzuara.

“Është edhe më shqetësues fakti se në tremujorin e fundit ka më shumë shpenzime të panevojshme dhe disa punë që e kanë pasur qëllim vetëm t’I shpenzojnë mjetet. Si p.sh. në disa rrugë që është dashur vetëm disa gropa të rregullohen, kanë shku e kanë largu komplet shtresën vetëm me i shpenzua mjetet”, ka thënë Rrahmani.

Rrahmani ka deklaruar se disa nga shpenzimet e bëra, janë bërë me qëllimin e shfrytëzimit të buxhetit, pasi sipas tij nuk është investuar shumë në ato projekte.

“Edhe shpenzimet që janë bërë, nuk është se është investuar diçka, por vetëm ta shpenzojnë buxhetin. Janë pastaj borxhet që i kanë pagu me mjetet e investimeve kapitale, siç është 20 përqindëshi i punëtorëve që është pagu në llogari të AKP’së, punëtorëve të fabrikës së tjegullave. Këto janë pagu vitin e kaluar, është e njëjta situatë, vetëm po thellohet çdo ditë e më keq”, ka theksuar Rrahmani.

Ndërkaq për vonesat e realizimit të projekteve në Komunën e Prishtinës, Rrahmani ka thënë se kjo po bëhet për shkak të ankesave të cilat palët po i fitojnë me të drejtë.

“Është e lehtë, vetëm duhet të çohen përpara projektet dhe të mos ketë ndikim tek operatorët, sepse njëra prej arsyeve që ka kaq shumë vonesa është se ankohen ata që nuk i fitojnë tenderat dhe zakonisht i fitojnë ankesat sepse nuk jepen në mënyrë të drejtë. Kur e fiton ankesën, duhet me u rishpallë tenderi dhe kalon kohë. Projektet që kanë filluar vazhdohen dhe kryhen pagesat me ato mjete, por shumica e këtyre projekteve nuk kanë filluar fare, nuk ka as tenderë as asgjë”, ka thënë ai, derisa ka bërë të ditur se ka projekte të cilat barten që nga viti 2017 dhe asnjëherë nuk është investuar në to.

E kritika ndaj Shpend Ahmetit për mosrealizim të buxhetit gjatë vitit 2019 nuk kanë vetëm asamblistët e opozitës.

Organizata INPO kishte kritikuar Komunën e Prishtinës pas publikimit të raportit financiar janar-qershor 2019, i cili kishte pasqyruar defektet e komunës lidhur me shpenzimet e buxhetit për projektet kapitale.

Organizata INPO përmes një komunikate për media ka njoftuar se është e shqetësuar lidhur me siç thuhet në komunikatë, paaftësinë kronike të komunës së Prishtinës në realizimin e buxhetit për projekte kapitale.

Nga 147 projekte kapitale që kanë qenë të planifikuara drejtoritë komunale, realizimi kishte filluar vetëm në 44 nga to apo 29.93%.

Gjendje më e rëndë dhe e cila kërkon veprime urgjente ishte theksuar të jetë Drejtoria e investimeve kapitale e cila nga 33 projekte kishte filluar ti realizojë vetëm gjashtë projekte.

Kategoria e investimeve kapitale në korrik të vitit 2019 kishte shënuar regres të vazhdueshëm e cila në vitin në vitin 2018 theu të gjitha rekordet negative ku buxheti i shpenzuar ishte vetëm 43 për qind.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending