Connect with us

Aktuale

Brezovica atraksion turistik, por pa investime

Published

on

Rreth njëmijë vende në Kosovë, konsiderohen si atraktive për turizëm dhe preferohen për t’u vizituar. Kështu thonë përfaqësues të shoqatave të turizmit në vend, sipas të cilëve, këtu hyjnë hapësirat për zhvillimin e turizmit veror dhe dimëror.

Turizmi dimëror në Kosovë zhvillohet në viset malore dhe si vende me potencial më të rëndësishëm konsiderohen Qendra e Skijimit “Brezovica” në Malet e Sharrit, Rugova dhe Dragashi.

Megjithëkëtë, mungesa e investimeve mbetet evidente prej vitesh, thonë qytetarët që i vizitojnë këto zona.

Njëra prej qendrave më të mëdha turistike dimërore, Brezovica, sipas qytetarëve nuk i përmbush as nevojat elementare për vizitorë.

Burim Mehmeti, i cili e frekuenton shpesh Qendrën e skijimit në Brezovicë gjatë sezonit të dimrit, thotë se kjo qendër lë shumë për të dëshiruar. Sipas tij, ky vend nuk i përmbush as kushtet elementare për vizitorë.

“Kushtet në Brezovicë janë larg asaj të pranueshmes. Do të thotë nuk janë as ato elementare, për shembull nuk ka mirëmbajtje të teleferikëve, nuk ka parking, nuk ka auto-ambulancë, policia është inekzistente. Do ta marr një shembull, kur edhe dje isha prezent në qendër të skijimit, një vajzë e vogël nga skilifti u kap nga një motor i borës dhe fatmirësisht kaloi me lëndime të vogla. Brezovica është shndërruar në një qytezë pa semaforë, një kaos urbanistik i paparë deri tash dhe mund të them që ky vend lë shumë për të dëshiruar”, thotë Mehmeti.

Ndryshe, në vitin 2014, konsorciumi francez “MDP Consulting –Compagnie des Alpes” ishte shpallur fitues për privatizimin e qendrës turistike në Brezovicë, me një çmim prej 409 milionësh euro, nga të cilat 165 milionë pritej të investoheshin gjatë tri viteve të para, si dhe ishte premtuar hapja e 4.000 vendeve të reja të punës.

Në investime parashihej zgjerimi apo krijimi i shtigjeve të klasit botëror për skijim , të pajisura me rreth 20 teleferikë dhe pajisje tjera moderne, me standarde të sigurisë dhe të kualitetit më të lartë në rajon.

Në qershor të vitit 2017, Qeveria e Kosovës pati përmbyllur si të dështuar procesin e koncesionimit të Qendrës turistike “Brezovica”, pasi që konsorciumi francez “MDP Consulting –Compagnie des Alpes”, pati dështuar të përmbushë përmbylljen financiare dhe të sigurojë mjetet e nevojshme për implementimin e fazës së parë për zhvillimin e projektit të Brezovicës.

Kompleksi turistik “Brezovica”, ndodhet në pjesën veriperëndimore të maleve të Sharrit, në Komunën e Shtërpcës, e banuar me shumicë serbe.

Dështimin e privatizimit të kompleksit turistik “Brezovica” e shohin si negative edhe vetë qytetarët.

Besim Jakupi, vizitor i shpeshtë i qendrës së skijimit atje, thotë se tash për tash kjo qendër nuk i plotëson nevojat elementare për vizitorët.

“Unë mendoj që fatkeqësia më e madhe për Brezovicën ka qenë dështimi i privatizimit të saj, sepse ajo është zgjidhja e vetme për ta bërë një qendër skijimi ashtu siç i ka hije. Përndryshe, nuk i plotëson kushtet minimale, qoftë për siguri, qoftë për skijim, qoftë për vizitorë… për askënd”.

“Policë nuk kam parë asnjëherë, e frekuentoj shpesh për shkak të natyrës së bukur që kaajrit të pastër, nuk ka ambulancë, shtigjet nuk janë të shënuara si duhet, teleferikët janë të pambajtur si duhet”, , thotë ai.

Ndryshe, Brezovica është qendër e njohur turistike që gjendet në lartësi mbidetare prej 900 deri në 2,522 metra, me një hapësirë prej 2,500 hektarësh dhe është larg vetëm 60 kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Udhëheqësi i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Zekë Çeku, thotë për Radion Evropa e Lirë se kompleksi turistik “Brezovica”, ka potencial të jashtëzakonshëm dhe se zgjidhja më e mirë për këtë aset ka qenë privatizimi i tij.

“Malet e Kosovës jo që investohet në to, por janë kthyer prapa në zhvillimin e turizmit dimëror, fatkeqësisht në aspektin e degradimit, sidomos qendra e skijimit të Brezovicës dhe mungesës së skajshme të institucioneve shtetërore për të organizuar privatizimin e Brezovicës, së pari, e më pas dhe tërheqjen e investimeve nga diaspora”.

“Ngecje ka edhe në Sharr, në Bjeshkët e Deçanit, Junikut, ku po ashtu ka potencial të madh, mund të thuhet më të madhin në rajonin e Evropës Juglindore, pasi ashtu edhe është vlerësuar”, thotë Çeku.

Ndërkaq Arben Islami, udhëheqës i Organizatës joqeveritare ‘Kosova Hiking Trips’ dhe ‘Snow Njeri’, organizata këto që në mënyrë vullnetare bëjnë promovimin e bjeshkëve dhe natyrës së Kosovës, thotë se që nga vitet ’80 nuk është investuar në qendrën e skijimit “Brezovica”.

Por, pavarësisht mungesës së investimeve, sipas tij, pozita gjeografike e qendrës së skijimit, i shtyn qindra skitarë nga Shqipëria, Sllovenia, Bosnjë e Hercegovina që të vijnë në Brezovicë.

“Investimet, sidomos në Brezovicë janë të mangëta, pothuajse fare nuk bëhet nga institucionet e shtetit. Çka ka ndryshuar është numri më i madh i vizitorëve. Ka shumë turistë nga Shqipëria, Sllovenia, Bosnja, por edhe turistë nga gjithë Kosova. Kohëve të fundit kanë ardhur me qindra skitarë nga rajoni, më pyesin a ka borë dhe a mund të vijmë në skijim. Ne kemi male të larta deri në 2500 metra, të cilat kanë ende borë për disiplina të rralla, e që mund të shfrytëzohet snow-boardi pasi kemi male të larta”, shprehet Islami.

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, numri i turistëve në Kosovë për periudhën janar, shkurt, mars 2019, ka qenë 27.312 vizitorë vendorë me 41.647 net qëndrimi, ku sipas statistikave del se ka pasur rritje të vizitorëve për 15% nëse krahasohet me vitin 2018.

Destinacionet më të frekuentuara ishin Peja me 17.000, Prishtina 11.000 dhe Prizreni me 6.500 vizitorë.

Sa u përket turistëve ndërkombëtarë, gjithashtu sipas Agjencisë së Statistikave, ka pasur rritje prej 20% në dallim nga tremujori i parë i vitit 2018, saktësisht nga 36968 vizitorë me 51.132 fjetje, me atë të vitit 2019, ku janë regjistruar 37953 vizitorë me 63.260 fjetje.

Kanë dominuar turistët nga Shqipëria rreth 15.000, pasuar nga Gjermania 5.000, Turqia 5.000 dhe Zvicra 4.000 turistë.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending