Connect with us

Trashëgimia

Shumë legjenda për urën e gurit në Vushtrri

Published

on

Në qendër ndodhet Kalaja, e rreth 500 metra larg saj, është Ura e Vjetër e Gurit.

Që të dy këto monumente, janë simbole të trashëgimisë kulturore e vjetërsisë që ka qyteti i Vushtrrisë, raporton emisioni SOT në KTV.

Edhe kjo urë, sikurse disa monumente të tjera në Kosovë, është bërë e njohur në saje të shumë legjendave për të.

Madje, sipas disa gojëdhënave, thuhet se ura ka një histori të ngjashme me atë të Kalasë së Rozafatit.

“Thuhet kjo urë është ndërtuar nga perandoria osmane, disa burime thonë se ka qenë edhe nga perandoria romake, por më shumë flasin se ka qenë nga perandoria romake. Ka gojëdhëna që thuhet se grimcat e gurëve të urës janë marrë dhe nënat që nuk kanë pas qumësht janë shëruar me prijën e tyre. Pastaj, thuhet se me prijën e tyre është bërë edhe shërimi I syve. Gjithashtu, thuhet se kur janë martu njerëzit kanë dal kanë vallëzuar te ura dhe sipas gojëdhënave ajo familja do të jetojë e lumtur”, ka thënë Fahri Pllana.

Vjetërisa e kësaj ure mbetet e padiskutueshme, sipas historianëve.

Galip Avdiu ka disa vite prej se është mësimdhënës i Historisë në një nga shkollat e qytetit, ku ndër të tjera prioritet i jep njohjes me historinë e vendit.

Ai thotë se Ura e Vjetër e Gurit, ka qenë urë lidhëse mes zonave përreth.

Nisur nga fusha së cilës i përkasin, historianët thonë se mundohen të hedhin dritë mbi teoritë e shumta që qarkullojnë sa i përket ndërtuesve të parë të kësaj ure.

Ndër ta edhe Izet Miftari, i cili fokus i jep ndërtimit arkitektonik të Urës si dhe ndërhyrjeve të kohëpaskohshme të bëra në të.

Fotografitë e shumta të Urës së Gurit të Vicianumit të dikurshëm e Vushtrrisë sotme, paraqesin dëshmi të ndërtimit të saj të hershëm.

Fotografitë vënë në pah edhe dallimin struktural të ndërtimit që ka kjo urë karshi urave të tjera në vend.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending