Featured
Lekaj jep një premtim të rëndësishëm për rrugën Prishtinë-Pejë
Me të marr postin e të parit të Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj vizitoi autostradën Prishtinë-Shkup.
Ndërsa, sot Lekaj ka vizituar punimet 7 vjeçare në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, punime të cilat janë ndërpre tash e tri vite shkak i shpronësimit të tokave.
Punimet që zgjatën për shtatë vitet, brenda muajit do ta kenë fundin e tyre, kështu premtoi Lekaj.
Ai tha se gjatë kësaj jave, Qeverisë së Kosovës do t’i dërgoj kërkesën për shpronësim të pronave, ku në këtë mënyrë do zhbllokohet edhe puna për të përfunduar këtë magjistrale.
“Punimet për këtë autostrade Prishtinë Pejë ka filluar që shtatë vite dhe punimet janë prolonguar tash e tri vite për arsye të mos shpronësimeve të cilat nuk janë bërë”, tha ai.
Lekaj, ka ripërsëritur se ne qeverisjen e tij nuk do të ketë probleme me shpronësimet.





