Connect with us

Arkitekturë

Projekti madhështor nga Zana Sokoli dhe Rrita Pula për “Europan15” në Suedi

Published

on

Një projekt i prezantuar në garën “Europan15 Productive Cities 2” nga dy arkitektet kosovare Zana Sokoli dhe Rrita Pula, padyshim është një projekt madhor, edhe pse nga gara nuk doli projekt fitues, shkruan Ndërtimi.info.

Projekt propozimi i tyre i është përgjigjur detyrës projektuese të caktuar nga Europan Sweden dhe komuna e qytezës Täby në Suedi, në kuadër të konkursit ndërkombëtar Europan15. Ky konkurs solli për herë të dytë temën e  “Qyteteve Produktive”, narrativë e cila kishte për qëllim trajtimin e tranzicionit ekologjik të zonave produktive të qyteteve në aspekt urban dhe arkitektonik.

Në kuadër të kësaj teme, qyteza Täby kishte përzgjedhur zonën Arnigne-Ullna përkatësisht lagjen Jaktvillekvarteren përmes së cilës ishte menduar të inicohet ndryshimi i kësaj zone drejt përmbushjes së vizionit “The Playful Arninge-Ullna” ku inovacioni dhe zgjidhjet e mençura ofrojnë një lagje vibrante, fleksibile dhe të sigurtë për të gjithë.

Arninge-Ullna është zonë në veri-perendim të komunës Täby – qytezë kjo 20km në veri të Stokholmit, e cila në vitet 1970 u zhvillua si zonë komerciale dhe industriale, ndërsa sot është duke u zhvilluar në një zonë komplementare duke përfshirë hapësira për banim dhe rekreacion. Lokacioni i konkursit momentalisht është zonë e gjelbëruar me potencial të madh zhvillimi të mëtutjeshëm.

Duke marrë parasysh këto veti, detyra projektuese e konkursit Europan15 Täby ishte gjenerimi i një masterplani inovativ për zonën në fjalë, i cili do të sistemonte vende pune, banimi, hapësira për rekreacion dhe funksione publike. Ky mastreplan është paraparë të balancojë përmbajtjen funksionale dhe hapësinore të zonës e Arninge-Ullna, duke e kthyer atë në një zonë të pasur me destinim të përzier. Duke qenë se lokacioni është i bashkëvendosur me nyjet kryesore të transportit rrugor dhe hekurudhor, ndër kërkesat kryesore të konkursit kishte qenë përmirësimi i transportit ekzistues dhe ndërlidhja e zonës së re me pjesët tjera të Arninge-Ullnas, duke përshirë këtu transportin publik, hapësirat për këmbësorë dhe çiklistë. Pra në përgjithësi, qëllimi i konkursit ishte arritja në një zgjidhje inovative urbane dhe arkitektonike sa i përket mbivendosjes dhe bashkëveprimit të funksioneve të ndryshme, materialeve të ndërtimit, menaxhimit të mjedisit, si dhe optimizimit të kapacitetit produktiv dhe kreativ të popullatës.

Projekt propozimi i dy arkitekteve ishte informuar nga hulumtime dhe analiza të shumta mbi kontekstin shoqëror, ekonomik, mjedisor dhe hapësinor të zonës Arninge-Ullna. Duke qenë se Suedia tenton të paraprijë me implementimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030, në këtë projekt ato kanë tentuar që t’i përkthejnë këto objektiva përmes disiplinës së peisazhit dhe arkitekturës, në mënyrë që Jaktvillekvarteren të transformohet në një lagje të shëndetshme produktive, me konsideratë ndaj ndryshimeve klimatike dhe numrit të popullsisë. Për më tepër, qendër e këtij projekti ishin konsideruar edhe qëndrueshmëria dhe gjithëpërfshirja shoqërore, ku përmes intervenimeve hapësinore është tentuar të gjenerohet ndjesia e përkatësisë dhe përgjegjësinë ndaj komunitetit dhe mjedisit.

Duke folur rreth projektit i cili ishte trajtuar në shkallë strategjike duke elaboruar ndërlidhjen e lokacionit me të gjithë zonën Arninge-Ullna, si dhe në shkalltë të lokacioni të ngushtë ku janë prezantuar dhe arsyetuar më në detaje ndërhyrjet në lagjen Jaktvillekvarteren, ato tregojnë disa nga karakteristikat e tij.

“Si tërësi,  bashkëveprimi mes lokacionit dhe zonës në përgjithësi është trajtuar në aspekt të mobilitetit, gjelbërimit dhe rrjetit të hapësirave dhe objekteve publike. Si fillim, janë propozuar rrugë, shtigje dhe mënyra të transportit multi-modal të cilat deprioritizojnë përdorimin e makinave, në mënyrë që qasja në lokacion të jetë sa më e lehtë dhe fleksibile. Më tutje,  kemi propozuar të prezervohet gjelbërimi i bollshëm ekzistues në shkallë të lokacionit, dhe përmes intervenimeve në pejsazh dhe struktura arkitektonike, të bëhet ndërlidhja me rezervat tjera natyrore të zonës. Gjithashtu, kemi propozuar një varg të aktiviteteve dhe funksioneve publike të, të cilat ndërlidhin ndërtesat dhe hapësirat e rëndësishme publike, si  përbrenda lokacionit ashtu edhe në mes të lagjes dhe zonës në tërësi”, tregon Pula.

Ndërsa lokacionin e ngushtë e kanë trajtuar në disa aspekte komplementare:

“Në mënyrë që të prezervohet mjedisi ekzistues natyror, formësimi i programit të konkursit është fokusuar në densitet të lartë ndërtimi dhe pardorim efikas të sipërfaqeve të pandërtuara. Lokacinin e kemi ndarë në tri nën-lagje, të cilat definohen natyralisht nga rrjetëzimi i rrugëve ekzistuese dhe atyre të propozuara.  Secila nënlagje më pas është ndarë në parcela më të vogla, duke krijuar kështu oborre të brendshme në formë labirinti, të cilat krijojnë hapësira komunitare në të cilat banorët mund të interaktojnë mes vete dhe me mjedisin natyror. Katësia, gabariti dhe arkitektura e ndërtesave respekton konfiguracionin e terrenit dhe vijëzurën urbane të zonës. Për më tepër, diversiteti i tipologjive të ndërtesave në lagje krijon bazn për një lagje të vetqëndrueshme në aspekt shoqëror dhe ekonomik. Gjithashtu, duke përcjellur vizionin e komunës për zonën e Arninge-Ullnas për ta shëndrruar qytezën në një “Qytet Lozonjar”, ne kemi propozuar  një sistem të hapësirave rekreative të cilat janë baraz të shpërndara nëpër lokacion, në mënyrë që të përmbushen kërkesat e të gjitha grupmoshave që do të jetojnë dh punojnë në lagje përgjatë tërë vitit. Veç kësaj, pjesë integrale e projektit është edhe trajtimi i të reshurave atmosferike, ku rregullimi i rrjedhës dhe përdorimit të ujërave atmosferik është shëndrruar në tipar të qëndrueshëm estetik”, shpjegon ajo.

Finalizimi i projektit nga dyshja Sokoli dhe Pula është bërë pas një pune intensive për një muaj e gjysmë, që nga hulumtimi, konceptimi i idesë e deri tek realizimi përfundimtar i materialit për konkurs.

 

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending