Aktuale
Infrakos ka të siguruar financimin e rehabilitimin e rrjetit hekurudhor R10
IndeksOnline mëson nga burimet e veta se së shpejti do të funksionalizohet linja hekurudhore Fushë Kosovë- Mitrovicë- Nish- Beograd.
Lidhur me këtë, kryeshefi i Infrakos, Agron Thaçi, për IndeksOnline ka thënë se funksionalizimi i kësaj linje është i një rëndësie të madhe meqë lidh Kosovën me rajonin dhe Evropën Qendrore në njërën anë, ndërsa përmes korridorit VIII Kosova lidhet me detin e zi dhe me Azinë, përmes Turqisë.
“Hekurudha e Kosovës- Infrakos ka hartuar projektin dhe dokumentacionin teknik dhe janë të gatshëm për implementimin e një financimi të mundshëm për Linjën Hekurudhore R7, Fushe Kosove- Prishtinë-Podujevë- Merdare. Kjo linjë përmes Serbisë në afërsi të Nishit lidhet me Korridorin X, dhe mundëson kryqjen në koridorret siç eshte Korridori VIII dhe në rrjetin trans evropian të transportit, pjesë e të cilave është edhe rrjeti hekurudhor i Kosovës”, ka thënë ai.
Thaçi shtoi se rihapja dhe funksionalizimi i linjës 10-të hekurudhore, përmes Jarinjes së Poshtme është prioriteti kryesor i vendosur para disa vitesh nga Qeveria e Kosovës, meqë është lidhja më e shkurtër për Evropë.
Ai ka thënë për IndeksOnline se linja 10-të hekurudhore do t’i shërbej ekonomisë së Kosovës kogja mirë.
“Rihapja dhe funksionalizimi i linjës 10-te hekurudhore, përmes Jarinjes së Poshtme është prioriteti kryesor i vendosur para disa vitesh nga Qeveria e Kosovës, meqe është lidhja më e shkurtër për Evropë, andaj do t’i shërbente rritjes se ekonomisë përmes transportit të mallrave për dhe nga Evropa, si dhe do të zhvilloj transportin e udhëtareve me Evropën Qendrore, përshirë këtu edhe lehtësimin e udhëtimit për diasporën tonë”, ka thënë ai.
Hekurudhat e Kosovës kanë të siguruar financimin për rehabilitimin dhe modernizimin e rrjetit hekurudhor R10, Hani i Elezit- Fushe Kosove – Mitrovice- Leshak- Jarinje, projekt i cili ka filluar te implementohet qe një kohë