Connect with us

Trashëgimia

Ekspertët italianë krah shqiptarëve në mbrojtje të trashëgimisë kulturore të dëmtuar nga tërmeti

Published

on

Pesë ekspertë italianë përgjatë një jave do t’’u qëndrojnë në krah kolegëve shqiptarë në menaxhimin e emergjencës së trashëgimisë kulturore të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ambasada e Italisë në Shqipëri bën të ditur se sot nisi misioni Unite4Heritage nga Ministria Italiane e Trashëgimisë, Veprimtarive Kulturore dhe Turizmit.

“Pesë ekspertë italianë në mision për menaxhimin e emergjencës së trashëgimisë kulturore të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019”, thekson ambasada e Italisë.

Ambasada shton se, “përgjatë një jave, ekspertët tanë do t’u qëndrojnë në krah kolegëve shqiptarë për një hulumtim në detaje të dëmtimeve dhe për të vlerësuar bashkëpunime të ardhshme për restaurimin e trashëgimisë së dëmtuar”. /atsh/

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending