Aktuale
Tërmeti: Nuk miratohet kërkesa e opozitës për Komision Hetimor Parlamentar në Shqipëri
Të zgjedhurit e popullit pas gati një muaj pushime do t’i rikthehen pasditen e kësaj të hëne jetës parlamentare.
Seancës së hapjes së sesionit parlamentar i kaparaprirë Konferenca e Kryetarëve për të miratuar kalendarin e punës. Kjo mbledhje është karakterizuar nga batutat e forta mes kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe zëvendësit të tij nga opozita, Muslim Murrizi.
Gazetari i Top Channel-it, Muhamed Veliu raporton se në këtë mbledhje, opozita ka propozuar ngritjen e dy komisioneve hetimore.
Mulim Murrizi propozoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar ligjshmërinë e ndërtimeve përpara tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit.
Por kjo kërkesë është rrëzuar me argumentin se ndërhyn në punën e komisionit parlamentar të veprimtarive prodhuese.
“Mos kini frikë se nuk ju hymë në tenderat e rindërtimit apo në punët e ministrisë së tërmetit. S’keni pse frikësoheni nga ky komision hetimor” citohet të ketë deklaruar Mulim Murrizi.
Kaq ka mjaftuar për të shpërthyer në të qeshura në mbledhjen e Konferenca e Kryetarëve.
Ndërkohë Konferenca e Kryetarëve pranoi kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zbatimin e ligjit sa i përket zbatimit të dëmshpërblimeve për ish të dënuarit politik nga regjimi komunist.
Gjatë këtij sesioni parlamentar, Kuvendi i Shqipërisë në planin e punës ka përmirësimin e shumë çështje të legjislacionit shqiptar për të garantuar sa më shumë siguri për të gjitha ndërtimet përfshi më shumë kontroll të vazhdueshëm të garancisë së ndërtimit për ti dalë përpara çdo lloj problematike.