Aktuale
Pse dyert e dritaret janë investim i qëlluar?
Kur troket dimri, të gjithë mendojnë për izolimin e duhur, ruajtjen e ngrohjes në shtëpi, kursimin me faturat e energjisë. Në fakt, dritaret e dyert e duhura janë vërtet investim për shtëpitë tona. Por ndërkohë, bota që ndryshon me shpejtësi sjell çdo ditë kërkesa dhe sfida të reja. Ndërtesat moderne kërkojnë dizenjimin dhe ndërtimin e sistemeve të dyerve e dritareve me standarde të larta. Nevojat e klientëve janë mjaft të gjera, ndaj edhe portofoli i produkteve duhet të jetë i tillë.
Të rralla janë kompanitë që ecin me të njëjtin ritëm, me fokusin mbi specifikimet dhe kërkesat e tregjeve më të përparuara në mbarë botën. Por, ALUMIL ka krijuar një portofol, që përfshin produkte novatore dhe i përgjigjet në mënyrë të përsosur nevojave moderne të ndërtimit. Me më shumë se 30 vjet eksperiencë dhe 2200 punonjës në dizenjimin dhe prodhimin e sistemeve arkitekturore të aluminit, ALUMIL është një nga kompanitë më të avancuara që zotërojnë globalisht linjat e prodhimit.
Për të gjithë ata që do të afrohen për të mësuar më shumë për produktet, qofshin klientë, arkitektë a përpunues, kjo kompani ofron edhe këshillim për materialin më të mirë në varësi të kërkesës dhe zgjidhjen më të përshtatshme, në varësi të vendit e nevojave.
Produktet e ALUMIL iu përgjigjen njëkohësisht disa karakteristikave: rezultate të larta estetike në përputhje me tendencat e fundit arkitekturore; efikasitet i energjisë përmes sistemeve të avancuara të izolimit termik të aluminit dhe sistemeve të mbrojtjes nga drita; nivel i lartë i sigurisë kundër vjedhjeve, vandalizmit, zjarrit dhe tymit; mbrojtje edhe në kushte ekstreme të motit; zgjidhje të ndryshme për njerëzit me nevoja të veçanta. Fatmirësisht, tani Alumil gjendet edhe në tregun kosovar, gati të zgjidhë problemet dhe të plotësojë dëshirat e nevojat e kujtdo.
Në një mjedis global në zhvillim të vazhdueshëm, ku kursimi i energjisë po kthehet në kryefjalë, është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm mbi zgjedhjet e produkteve të duhura, që shkojnë krah më krah me mbrojtjen e mjedisit dhe modernizimin e saj.