Connect with us

Aktuale

Ndërtimi i rrugës Deçan-Mali i Zi përfundon në hetuesi

Published

on

Listës së hetimit për keqpërdorime të mundshme me tenderë në Ministrinë e Infrastrukturës i është shtuar edhe një kontratë e cila është nënshkruar në qeverisjen e ministrit, Pal Lekaj.

Hetuesia në sektorin për hetimet e korrupsionit në kuadër të policisë së Kosovës e ka vënë nën ‘llupë’ kontratën “Ndërtimi i rrugës nacionale Deçan- Mali i Zi“.

Ky tender është i ndarë në 2 pjesë, lot 1 dhe lot 2, derisa hetuesia e ka vënë nën hetim pjesën e parë e cila ishte nënshkruar në mes të ministrisë dhe kompanisë “Lika Trade” nga Deçani në vlerë prej 4.191.313,39 euro.

Mësohet se projekti nuk ishte projektuar saktë, dhe rihartimi i projektit ishte bërë nga një kompania e cila nuk ishte kontraktuar nga MIT.

Siç ka mësuar lajmi.net, hetuesia ka shkuar disa herë në ministri për të mbledhur dëshmitë.

Projektin e parë të këtij tenderi e ka hartuar kompania“Vizion projekt”,  e kontraktuar nga ministria, por me urdhrin e menaxherit të MIT është ndërruar projekti, siç ka mësuar lajmi.net ishte shkurtuar rruga për rreth 4 kilometra. Projektuesin e dytë e kishte kontraktuar komuna e Pejës, pa procedura të prokurimit, ani pse financues dhe projektues i këtij projekti ka qenë MIT. Kjo ishte bërë me pëlqim të menaxherit të kontratës.

Hetuesia i ka shtrirë hetimet në komunën e Pejës dhe MIT.

Rastin e ka zbuluar Zyra Kombëtare e Auditimit, të cilin e ka evidentuar në raportin e pasqyrave financiare për vitin 2018 për MIT, raport të cilin e ka publikuar në vitin e kaluar.

Në ZKA nuk kanë dashur të tregojnë, nëse kanë bërë kallëzim penal lidhur më këtë projekt, por indirekt e kanë pranuar se ata kanë pasur dorë në involvimin e hetuesisë në këtë rast.

Në ZKA kanë thënë se kanë bashkëpunim të ngushtë me hetuesin.

“Siç përcaktohet me nenin 7 të Ligjit 05/L-055, Zyra Kombëtare e Auditimit publikon të gjitha raportet e veta dhe ato janë të hapura për prokurorinë apo organet tjera relevante në rastet kur ata konsiderojnë se ka elemente të mjaftueshme për të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm. Përveç kësaj, në rastet kur gjatë auditimit vërehet se mund të ketë shkelje ligjore, njoftohen organet kompetente për zbatimin e ligjit. Rrjedhimisht, Zyra Kombëtare e Auditimit, ka bashkëpunim shumë të mirë dhe komunikim të rregullt me Prokurorinë e Shtetit, por edhe përgjegjësi të ndara. Bazuar në këtë, mbetet në kompetencën e tyre hetimi apo jo i gjetjeve të paraqitura në raportet e auditimit dhe Zyra Kombëtare e Auditimit nuk komenton mbi këtë duke konsideruar se mund të jetë në kundërshtim me parimin për sundimin e ligji”, tha për lajmi Shqipe Hetemi, zyrtare për informim dhe monitorim të medieve në ZKA.

Tutje ajo thotë, se Zyra Kombëtare e Auditimit respekton parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit dhe balancimit në mes tyre, dhe rrjedhimisht nuk ndërhyn në aktivitetet e institucioneve në zbatim të ligjit përfshirë numrin dhe natyrën e rasteve për të cilat ato i zhvillojnë hetimet (prokurimit, menaxhimit të pasurisë, rekrutimit të stafit etj) në bazë të raporteve të ZKA.

“Prandaj, ju sugjerojmë të kontaktoni me institucionet përgjegjëse të drejtësisë për të marrë informatat e dëshiruara”, thotë ZKA për lajmi.net.

Lajmi.net ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës, se deri ku kanë shkuar hetimet nga njësitet e krimeve ekonomike në këtë rast, por ky institucion nuk ka pranua të flas për këtë rast.

ZKA ka gjetur se kontrata është nënshkruar me operatorin ekonomik që nuk i ka plotësuar kërkesat e përshtatshmërisë së dosjes së tenderit

Sipas Ligjit Nr. 04/L 042 të Prokurimit Publik (LPP) nenit 65 pika 4.1, operatori ekonomik nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse gjatë dy  viteve të kaluara është shpallur nga një gjykatë kompetente si i falimentuar ose insolvent, dhe pika 4.8, nëse aktualisht është me vonesë në pagimin e tatimit në Kosovë.

“Me rastin vlerësimit të aktiviteteve të prokurimit, ne kemi identifikuar së në dy raste para nënshkrimit të kontratave nuk janë ofruar konfirmimet e kërkuara nga gjykata dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK). Fjala është për: Nënshkrimi i kontratës “Ndërtimi i rrugës nacionale Deçan- Mali i Zi” me vlerë 4,191,313€; dhe Nënshkrimi i kontratës “Nedakovc – Smrekovnicë Lot II” me vlerë 2,067,455€. Nënshkrimi i kontratave me operatorët ekonomik në mungesë të dëshmive të kërkuara, është rezultat i punës së zyrtarëve të prokurimit për të administruar procesin sipas rregulloreve”, kishte shkruar ZKA në raportin vjetorë për MIT.

Anashkalimi i kritereve të dosjes së tenderit, sipas auditorit, rritë rrezikun e nënshkrimit të kontratave me operatorë të pa përgjegjshëm dhe se kjo dëmton transparencën e procesit dhe mundësinë e diskriminimit të operatorëve tjerë konkurrues.

Tutje, në raport ZKA kishte shkruar për mangësi në hartimin e projekteve nga kompania e kontraktuar nga MI.

“Gjetja sipas dosjes së tenderit – paramasës dhe parallogarisë, nga projektuesit kërkohet që me rastin e hartimit të projektit kryesor për rrugë, duhet përfshirë matjet gjeodezike, punimi i shqyrtimeve gjeomekanike të nevojshme për punimin e projektit kryesor, shpimet në thellësi 8-15 metra, analizat laboratorike dhe punimi i elaboratit gjeoteknik. Në dy raste hartimi i projekteve të rrugëve nuk ishte punuar sipas paramasës dhe specifikacionit teknik të detyrueshëm. Në mungesë të kësaj, qysh në fillim të ndërtimit të rrugëve janë paraqitur probleme dhe projektet kanë rezultuar me punë shtesë dhe kishte lindur nevoja për revidimin e projekteve ekzekutuese, për të mundësuar vazhdimin e punimeve për ndërtimin e rrugëve”, thuhet në raportin e ZKA.

“Kërkesat për ndryshimin e projekteve janë paraqitur nga Menaxherët e projekteve pranë zyrës së prokurimit. Kërkesat për ri hartim të projekteve janë aprovuar nga komisionet përkatëse për aprovimin e punëve shtesë. Projekti “Ndërtimi i rrugës nacionale Deçan – Mali Zi “ kontrata bazë në vlerë 4,191,313€, menaxheri i projektit ka kërkuar ri hartimin e projektit me arsyetimin se projekti i kishte këto mangësi: matjet gjeodezike ishin bërë shumë të cekëta, incizimi i pamjaftueshëm i gjendjes ekzistuese dhe profilet tërthore pasqyronin terrenin e gabuar. Me rekomandim të komisionit, është ri hartuar projekti dhe me ketë rast është nënshkruar aneks kontratë për punën shtesë në vlerën prej 414,725 euro”, thuhet tutje në raport.

Sipas UOPP, neni 61 menaxhimi i kontratës, ndër tjera, menaxheri i kontratës është përgjegjës t’i siguroj detaje të plota të një ndryshimi të kërkuar të kontratës departamentit të prokurimit dhe ta merr miratimin e tij.

ZKA ka evidentuar se projekti kryesor “Ndërtimi i rrugës nacionale Deçan- Mali i Zi“, nuk ishte projektuar saktë, dhe rihartimi i projektit ishte bërë nga një kompani e cila nuk ishte kontraktuar nga MI.

“Kërkesa për ri hartim të projektit nga menaxheri i projektit është pranuar nga menaxhmenti i MI-së. Për këtë rast ishte formuar komision për vlerësimin e kërkesës për aprovimin e punëve shtesë, dhe komisioni kishte marrë vendim dhe kishte konfirmuar nevojën për ri hartimin e projektit. Ky ndryshim ka ndodhur pasi që matjet gjeodezike dhe parametrat e projektuar nga kompania ishin jo të sakta, dhe punëkryesi e ka pasur të pamundshme vazhdimin e kryerjes së punimeve. Projekti i hartuar dhe gjendja në terren kishin mospërputhje, dhe menaxheri i projektit me arsyetim se projekti është I rëndësisë së veçantë, ka angazhuar një kompani tjetër për ri hartimin e projektit, kompani me të cilën MI nuk kishte kontratë të nënshkruar”.

Andaj lidhur më këtë, Auditori e kishte rekomanduar Ministrinë që të sigurojë se në rastet kur imponohet nevoja e korrigjimeve teknike në projekte, procesi i rihartimit të projekteve bëhet vetëm pasi të jenë zhvilluar procedurat e prokurimit, apo nga kompanitë që janë të kontraktuara nga Ministria.

Tashme hetuesia është duke hetuar disa zyrtarë të MIT, lidhur me keqpërdorim të mundshëm të pozitës zyrtare gjatë shpalljes së fituesve të disa tenderëve.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending