Aktuale
Lagjja më e popullarizuar në Instagram, rrezikon të dëmtohet nga turistët që shkojnë për selfie
Turistët e pafund e vizitojnë gjatë gjithë vitit Chefchaouen të Marokut, për shkak të një lagjeje antike me rrugë të ngushta dhe shumë shkallë, të lyera kaltër, njëjtë si muret që i rrethojnë.
Kur të arrijnë në këtë lagje që besohet se është më e popullarizuara në instagram, ata duhet të përballen me grupe turistësh tjerë, që po ashtu duan të zënë pozitat më të pëlqyeshme dhe të jenë vetëm në fotografi, transmeton Telegrafi.
Megjithëse është shumë atraktive dhe po pëlqehet gjithnjë e më shumë, agjencitë turistike po shprehin shqetësimin se qyteti nuk do të ketë kapacitet për gjithë këtë numër turistësh dhe mund të dëmtohet rëndë në të ardhmen, pikërisht prej këtyre vizitorëve që sjellin shum të ardhura.
Thurja Chefchaoun ka më shumë se 620 mijë postime në Instagram, derisa interesimi që të vizitohet është gjithnjë në rritje.
I themeluar në vitin 1471, qyteti që tani ka 42,700 banorë, ka qenë më i fotografuari në Marok, derisa gjeneratat digjitale, po e popullarizojnë në mbarë botën.
Ngjyrosja me të kaltër e këtij qyteti, besohet se është bërë në vitin 1930, ndërsa paraqet kaltërsinë e qiellit dhe të parajsës.
Derisa ka frikë se turistët mund ta dëmtojnë, banorët nuk brengosen aq shumë, pasi thonë se jeta e tyre kur nuk ka qenë kaq e mirë, sepse po kanë përfitime.
Disa prej tyre, i kanë hapur shtëpitë dhe po i shfrytëzojnë si muze, ndërsa të tjerë po përfitojnë duke shitura stoli të ndryshme dhe ushqime.