Connect with us

Aktuale

Kullat e Jasharëve rrezikojnë të shemben, 20 vjet pas luftës nuk ka asnjë investim

Published

on

Drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, në një interviste të dhënë për Telegrafin, ka folur për gjendjen e memorialëve në Kosovë, mirëmbajtjen e tyre si dhe projektin për restaurimin dhe konservimin e kullave të Jasharëve në Prekaz.

Zogaj ka thënë se viti 2020 nuk po i gjen në gjendje të mirë memorialët, ai përmendi kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz dhe memorialin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë të cilat janë në gjendje më të keqe.

“Memorialët kanë qenë në gjendje jo të mirë edhe pa u themelu Agjencioni, që ky Agjencion tani po i bën gjashtë vite e gjysmë që ekziston dhe shumë memoriale dhe komplekse janë ndërtu para se me u themelu ky Agjencion. Ato memoriale që janë ndërtu më herët janë ndërtuar kryesisht nga donatorët e ndryshëm, familjarët e në raste të veçanta edhe nga ministri të ndryshëm dhe nga komunat. Megjithatë nuk e kanë pasur kualitetin e duhur dhe janë ndërtuar një numër i madh i tyre, ndërsa prej që është themelu Agjencioni dhe projektet që i ndërton Agjencioni ato edhe i mirëmban. Mbi të gjitha çfarë është shqetësuese për Agjencionin janë disa memoriale që janë më të mëdha, duke përfshirë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe memorialin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë, këto dyja janë në gjendje të keqe”, ka thënë ai gjatë intervistës.

Bislim Zogaj, drejtor i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale

Ai ka theksuar se problemi te kompleksi memorial “Adem Jashari”, ekziston sa i përket konservimit të shtëpive të rezistencës dhe projekti i përgjithshëm që duhet të bëhet në atë kompleks, kurse sa i përket mirëmbajtjes, ai pohoi që është në nivel.

Zogaj ka thënë se gjendja në të cilën janë kullat e Jasharëve, është nënçmuese për Agjencionin dhe për Kosovën.

Drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, tregoi se çfarë ka ndodhur me projektin për kompleksin memorial “Adem Jashari”, i cili është i gatshëm që nga viti 2017.

“Realisht shteti ka ndarë mjete çdo vit për kompleksin memorial ‘Adem Jashari’, por sipas mendimit tim nuk është investu në baze të prioriteteve, sepse për mendimin tim pas varrezave, prioritet do të duhej të ishte konservimi i shtëpive të rezistencës, sepse ato shtëpi dëshmojnë se sa ka qenë e shtrenjtë liria dhe mbi të gjitha dëshmojnë sakrificën e familjes Jashari. Por, megjithatë vetëm një e mirë mund të ndodhë nga ajo që jemi vonuar në kontekstin se ndoshta para 10 viteve ose 15 do të bëhej një projekt që nuk do të ishte ndoshta aq i dinjitetshëm ose që do të prezantonte gjithë atë sakrificë, tash besoj që shteti ka mundësi më të mëdha për të pasur një projekt më të dinjitetshëm më të madh që të paraqes shumë elemente që nuk do të mundej më herët”, është shprehur ai.

Mes tjerash, Zogaj tha se projekti për kompleksin memorial “Adem Jashari”, ka mbetur në gjysmë, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, nga pozita e kryeministrit.

“Projekti për konservimin e shtëpive të rezistencës ka qenë gati që në vitin 2017 , kur kam ardhë unë ka qenë i gatshëm dhe kam pasur interesim të fillojë menjëherë me konservimin e shtëpive të rezistencës në bazë të atij projekti, por me kërkesën e Bekim Jasharit që të presim për ligjin për kompleksin memorial “Adem Jashari”, ku parashihej që të formohej komiteti ndërministror e që do ta bëjë një projekt të përgjithshëm, jemi ndalur. Ku do të përfshihej edhe konservimi dhe restaurimi ku do të jetë edhe amfiteatri, edhe muzeu edhe parkingjet dhe shumë objekte tjera përcjellëse, dhe ai është projekt i përgjithshëm që është i kushtueshëm. Po sa është formuar ky komitet ndërministror e ka pasur problem të ky projekt, të fillojë me konservimin e shtëpive apo te pres të bëhet një projekt i përgjithshëm ku do të përfshihej edhe konservimi. Komiteti nuk ka mundur të vendos nëse projekti ekzistues do t’i përshtatej projektit të përgjithshëm. Kemi mbajtur tri takime të këtij problemi, pastaj kryeministri dha dorëheqje dhe pas dorëheqjes së kryeministrit, komiteti ndërministror nuk ka pasur guxim të ndërmarrë veprime tjera. Për momentin situata ka mbetur kështu siç është dhe unë mendoj që është jo mirë, por shpresoj se me formimin e qeverisë së re do të formohet komiteti ndërministror, dhe do të vazhdojë procedurat ku kemi lënë me komitetin e kaluar”, tha ai.

Zogaj tha se është shqetësuese se a do të mund të mund të mbijetojnë edhe gjatë këtij dimri objektet në Prekaz.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se si Agjencion kanë pasur 3 milionë euro për projektin ekzistues, si dhe në Qeverinë Haradinaj ka pasur gatishmëri maksimale për realizimin e projektit.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending