Aktuale
Gashi: Këtë vit kemi realizuar 200 projekte
Numër i madh i qytetarëve kanë marrë pjesë sot në debatin publik të Komunës së Obiliqit, ku u diskutua për të gjitha punët dhe problemet që e kanë shoqëruar këtë Komunë, gjatë vitit që po lemë pas.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, duke falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e treguar në realizimin e projekteve komunale, tha se në këtë vit kanë arritur t’i realizojnë rreth 200 projekte.
“Ju e dini edhe në fillim vit ne kemi bashkëbiseduar me të gjitha fshatrat dhe i kemi diskutuar të gjitha projektet qw do të jenë në realizim këtë vit. Unë falënderoj fillimisht të gjithë ata që keni qenë pjesëmarrës në realizimin e projekteve, kontributin që e keni dhënë gjatë persekutimit të punimeve… Janë realizuar rreth 200 projekte në total, duke filluar përmbyllja e procesit të ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës, pastaj në shëndetësi janë investuar rreth 500-mijë euro, në përmasimin e shërbimeve, duke i llogaritur ambulantat, laboratorët, renovimet që janë bërë. Në Arsim rreth 1.43 milionë euro në total, të cilat janë shfrytëzuar edhe në infrastrukturë, mirëpo edhe për subvencione, gjithsej janë shpenzuar për mjete, janë duke ndërtuar shtëpia dy shtëpia të edukatës fizike dhe janë në përmbyllje në proces… Ka edhe projekte të tjera të shumta që kanë ndodhë dhe pritën të ndodhin edhe projekte në vazhdim”, tha Gashi.
Qytetarët patën mundësi t’i marrin të gjitha përgjigjet për pyetjet e tyre rreth Komunës së Obiliqit. Ndër të tjerash Gashi u pyet për infrastrukturë, cilësinë arsimore, ekonomin, ndërtimin e parqeve e shumë gjëra të tjera./kosovapress/