Connect with us

Aktuale

Koncesionari i Rrugës së Kombit tejkalon parashikimet për të ardhurat, por nuk investon as gjysmën

Published

on

“Albanian Highway Concesion”, kompania që ka kontratën e koncesisonit për Rrugën e Kombit ka arritur që vetëm në 9 muajt të këtij viti të arkëtojë nga tarifa e kalimit në rrugë 6 për qind më shumë të ardhura se plani i saj vjetor.

Referuar të dhënave që raportoi Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbi ecurinë e kontratave koncesionare, rezulton që në janar-shtator kjo kompani të ketë arktuar mbi 1.4 miliardë lekë në një kohë që parashikimi për të gjithë vitin ishte 1.3 miliardë lekë. Kontrata funksionon sipas skemës së mbështetjes buxhetore, pra koncesionarit i paguhen para nga qeveria në rast se nuk arrihet trafiku i parashikuar.

“Meqenëse kjo kontratë koncesionare/PPP është pjesërisht me mbështetje buxhetore, në tabelën 1 janë dhënë vlerat e pagesave nga buxheti i shtetit të realizuara për vitin 2018 dhe të planifikuara për vitet 2019-2021.

Për 9-mujorin e vitit 2019, financimi nga buxheti i shtetit ka qenë në vlerën 315.6 milionë lekë, me një realizim prej 46.1 për qind nga plani vjetor 2019 prej 685 milionë lekë” thuhet në raportimin e Financave.

Por teksa ecuria e arkëtimeve nga tarifa e kalimit në rrugë ka qenë pozitive dhe po ashtu edhe nga buxheti ka pasur mbështetje, koncesionari nuk ka arritur të realizojë planin e parashikuar të investimit për vitin aktual ndryshe nga sa ishte në vitin 2018 kur kompania pati vitin e parë të konceisonit dhe vendosi sheshet e pagesës.

Kështu sipas të dhënave zyrtare për vitin 2018, vlera e investimit e realizuar ka rezultuar rreth 17 për qind më e madhe se sa ajo e parashikuar.

Ndërsa për 9-mujorin e vitit 2019 raportohet se vlera e punimeve të kryera nga shoqëria ka qenë 1,04 miliardë lekë ose 48 për qind e totalit vjetor të planifikuar në vlerën e 2.16 miliardë lekëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë raporton se “aktualisht kompania vazhdon të realizojë në mënyrë të pandërprerë punimet e mirëmbajtjes së autostradës “Milot-Morinë”, ka kryer punime përmirësuese përgjatë kësaj autostrade, ka përmirësuar dhe rritur nivelin e sigurisë në Tunelin e Thirrës, ka realizuar mirëmbajtjen dimërore dhe ka rehabilituar elementë të autostradës.

Sipas raportimeve, gjatë zbatimit të kësaj kontrate nuk ka pasur kapërcim të afateve kontraktuale nga ana e shoqërisë koncesionare dhe si rezultat nuk janë aplikuar penalitete”.

Sipas raportit, në vitin 2018, për shkak të kundërshtimeve mbi tarifën e rrugës nga përdoruesit e rrugës si dhe nga banorët e qytetit të Kukësit, Sheshi i Pagesës (Toll Plaza) qëndroi për 6 muaj jashtë funksionit. Megjithatë, për muajt operativ të ardhurat ishin më të larta se ato të parashikuara.

Nga rakordimi vjetor për vitin 2018 raportohet se niveli i të ardhurave faktike ka rezultuar më i lartë se minimumi i të ardhurave të garantuara nga trafiku, si rrjedhojë në bazë të kontratës nga ky suficit i të ardhurave të realizuara Autoriteti Kontraktues ka pasur përfitimi duke bërë ndarjen e këtij suficiti me Shoqërinë koncesionare në raportin 60:40.

Autoriteti Kontraktor ka raportuar në lidhje me risqet e kontratës sipas formatit të përcaktuar, duke specifikuar përcaktimin e palës që merr përsipër riskun, impaktin fiskal nëse është materializuar, probabilitetin e ndodhjes në të ardhmen dhe impaktin e pritshëm nëse ndodh.

Kështu nga 12 risqe të identifikuara, Autoriteti Kontraktues ka mbajtur 3 risqe: riskun politik, riskun e qeverisjes dhe riskun e ndryshimeve ligjore, ndërsa tek Partneri Privat janë transferuar risku i ndërtimit, risku i transferimit të aseteve, risku i operimit dhe performancës dhe risku i ribalancimit të ekuilibrit financiar.

Ndërkohë, risku i kërkesës, risku financiar, risku i forcës madhore, risku i rinegocimit dhe risku i ndërprerjes së kontratës janë ndarë mes palës private dhe publike.

Koncesioni “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë”u dha për një afat 30 vjeçar nga Ministria e Infastrukturës dhe Energjisë sipas një kontrate që nisi nga 9 marsi 2017 me një plan investimi 5.3 miliardë lekë.

Kompania “Albanian Highway Concession Company” që është edhe mbajtëse e këtij koncesioni u themelua në 26 dhjetor 2016 dhe u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit në 27 dhjetor 2016.

Kapitali i fillestar rezulton 319 milionë lekë, ndërkohë që kuotat zotërohen në masën 50 për qind secili nga Kastrati Group dhe Salillari.

Sipas raportit të financave, nëpërmjet këtij projekti është synuar zgjidhja e një problemi të rëndësishëm përsa i përket mirëmbajtjes në tërësi të një aksi rrugor kombëtar i cili kërkon fonde të konsiderueshme për t’u mirëmbajtur për shkak të terrenit malor dhe dimrit të ashpër me reshje, si dhe kostove të konsiderueshme të mirëmbajtjes dhe operimit të Tuneleve të Thirrës.

Partneri privat është përgjegjës gjatë periudhës së koncesionit për ndërtimin dhe operimin e autostradës, mirëmbatjen dhe operimin e tunelit të Thirrës, operimin e një sistemi të tarifës së rrugës dhe mbledhjes së të ardhurave nga tarifa e rrugës./Monitor

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending