Connect with us

Aktuale

PD: Qeveria po prish shkollat e prekura nga tërmeti pa kryer hetimet prokuroria

Published

on

Përfaqësues të PD vizituan këtë të dielë disa shkolla në fshatrat e Bupqit dhe Pezën, nga ku kanë hedhur akuza në drejtim të qeverisë.

Sipas Çlirim Gjatës, Astrit Veliajt dhe Flamur Hoxhës, shkollat janë prekur nga tërmeti dhe janë shkatërruar duke mos lënë prokurorinë të hetojë mbi rastet.

Të dyja shkollat kanë rreth 700 nxënës, por për rikonstruksionin e tyre nuk është kujdesur askush, duke i lënë të rrënohen me kalimin e kohës dhe të dëmtohen plotësisht nga tërmeti.

Gjata: Shkolla është shembur, është jofunksionale dhe e kanë shembur pa pritur hetimet. Ne kemi dëgjuar rreth muajit shtator ministren e arsimit që ka thënë: “ne nuk do të investojmë për shkolla ku ka 7, 10, 15 apo 20 nxënës, sepse nuk ia vlen. Nuk do t’i hyj kësaj deklarate absurde, se pse ata 5 ose 10 nxënës nuk paskan të drejtën e arsimimit, kjo është çështje tjetër, po këtë që ka pasur 280 nxënës, ku e ka rikonstruksionin, invesgtimin, riparimin, interesimin? Po të kishte ndodhur ditën çfarë katastrofe humanitare do t’u ndodhte fëmijëve?! Ngutja për të zhdukur gjurmët si në Thumanë, rasti që është zhdukur gjithçka këtu, nuk kemi asnjë interesim, megjithëse është shkollë e mesme e bashkuar me 280 nxnënës. Këta fëmijë i ka shpëtuar Zoti në një lloj kuptimi.

Këta 280 nxënës janë dërguar në Fushë Krujë për të vazhduar mësimin dhe është vënë një autobus që i merr në qendër dhe i kthen, fëmijët e vegjël që e kanë shkollën pasdite lihen vetëm natën 6-10 vjeç dhe shkojnë në çadrat e tyre, kodra me rrugë e pa rrugë dhe kjo kërkon një kujdes dhe masë.

Duke parë gjithë këtë abuzim, korrupsion, shkolla të shkatërruara nga tërmeti menjëherë pas rikonstruksionit, të shembura të zhdukura për të mos lënë asnjë gjurmë, zhduket dokumentacioni i riparimeve i tenderimeve dhe rikonstruksionit, nuk dihet ku është; shkolla pa marrë asnjë masë, të lëna në mëshirë të fatit, terrene të tëra me banim dhe shkolla pa asnjë studim, pa asnjë interesim se çfarë ndodh në rast të një fatkeqësie, të lënë në dorë të Zotit.

Kemi parë Prokurorin e Përgjithshëm i cili një ditë pas emërimit shkoi në Prokurorinë e Durrësit dhe tha “prokuroria tani do të lëvizë”. Të shohim nëse prokuroria ka mësuar të ecë, shou mbaroi. I nderuar prokuror i përgjithshëm, prokuror i rrethit të Krujës, Durrësit apo SPAK-ut, kushdo që e ka në dorë, ka mundësi të shohim diçka konkrete nga ju? Duhet filluar se kush i dha këto leje, kush i bëri këto tenderime, kush i mori në dorëzim këto shkolla.

Me qindra fëmijë kanë qenë në rrezik në një katastrofë humanitare, po të kishte ndodhur ditën. A duhet bërë një hetim? Me qindra mijëra euro janë bërë në rikonstruksione dhe nuk ka asnjë hetim deri tani, ose asnjë masë nuk është marrë dhe janë lënë në mëshirë të Zotit.

Kërkojmë nga Prokuroria diçka konkrete dhe mbi të gjitha duhet të bëhet transparenca. Nuk mundet që këtyre taksapaguesve t’u thuhet se “ju shpëtoi zoti” dhe të mos bëhet transparente. Ku qëndron përgjegjësia e pushtetit vendor, kryetari të bashkisë, ministria e arsimit, qeveria e deri tek kryeministri?! Kjo është detyrë e prokurorisë dhe më pas e të tjerëve.

Ne do të vazhdojmë denoncimet për shkollat dhe banesat. Nuk mund të lihen në dorë të Zotit, sepse kemi 24 viktima në Thumanë e të tjerë në Durrës, gjithë këtë tragjedi.

ASTRIT VELIAJ, ISH-DEPUTET PD, PEZË HELMËS: Këtu jemi në Pezë Helmës, në shkollën 9-vjeçare të Pezës. Sigurisht, ka dalë jashtë përdorimit nga tërmeti I fundit. U bënë 31 ditë që qeveria nuk po hedh sytë nga kjo shkollë ku 400 nxënës bëjnë shkollën në Vaqarr, larg familjeve të tyre. Detyrohen të zgjohen më herëtr dhe të vijnë edhe më vonë nga shkolla. Me sa shohim, kjo qeveri nuk e ka me prioritet arsimin, nuk e ka zhvillimin e vendit. Çdo komb I qytetëruar në botë ka prioritet arsimin, me sa shohim këtu, me këtë qeveri prioritet janë oligarkët të cilëve nuk ua heq ato 150 mln euro e të investojë në shkolla.

Ky fshat këtu ka nevojë, përveç shkollës 9-vjeçare, për një shkollë të mesme, sepse duhet largohen për të bërë shkollën e mesme me dhjetëra km në një shkollë tjetër, pasi këtu nuk ka shkollë të mesme.

Duhet investuar në arsim sepse është e ardhmja e kombit. Kjo qeveri nuk e ka prioritet arsimin, ka prioritet oligarkët, të ndajë paratë me oligarkët, me njerëzit që hanë e pinë me ta dhe nuk i hedhin sytë nga njerëzit e varfër.

Prind: E shoh të nevojshme si kërkesë që të bëhet një shkollë e mesme, sepse të gjithë banorët janë këtu, nga Ura e Beshirit tek Peza e vogël është popullsia më e dendur. Dhe nëse shqetësimi ynë shkon në veshin e duhur, e kemi të nevojshme një shkollë tre katëshe. Ju lutem I që kërkesa jonë të realizohet dhe të merret parasysh mendimi ynë.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending