Connect with us

Aktuale

1.5 milion euro projekti i ujësjellësit në Vushtrri

Published

on

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, e ka quajtur jetik projektin për kyçjen e mbi 9000 familjeve vushtrriase në rrjetin e ujësjellësit, derisa sqaron se Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor e Republikës së Kosovës ka refuzuar ta nënshkruajë marrëveshjen për mbështetje financiare të projektit me 300 mijë euro. Në realizimin e projektit marrin pjesë edhe familjet, por ato lirohen nga pagesa e taksës për kyçje prej 125 eurosh, shkruan sot gazeta Zëri.

Mbi 9000 familje të Vushtrrisë do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit, në bazë të një projekti që ka koston prej 1.5 milion eurosh e të cilin është duke e realizuar Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me CDI-në zvicerane. Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në takimin e fundit për këtë vit me qytetarët e Vushtrrisë ka thënë se projekti më jetik për qytetarët e komunës së Vushtrrisë është ai i kyçjes së mbi 9000 familjeve në rrjetin e ujësjellësit.

“Projekti i Komunës së Vushtrrisë për kyçje individuale në rrjetin e ujësjellësit ka filluar të realizohet. Fillimisht kyçja ka filluar në Balincë, për të vazhduar në çdo lagje e në secilën shtëpi të qytetarit të Vushtrrisë. 9000 familje në Vushtrri do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit, ndërsa kostoja e projektit është mbi 1.5 milion euro. Ky premtim, nga më të rëndësishmit për qytetarin tonë, tani ka marrë udhën e mbarë të realizimit. Bashkë me qytetarin e Vushtrrisë çdo ditë po bëjmë ndryshimin e domosdoshëm në Vushtrri, do ta dërgojmë ujin te secila familje”, ka thënë i pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Në anën tjetër, 300 mijë euro të planifikuara nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor për projektin e kyçjeve në rrjetin e ujësjellësit ende nuk i janë ndarë Komunës së Vushtrrisë, ndonëse opozita në Vushtrri e ka kritikuar kryetarin Tahiri se nuk i ka marrë këto mjete nga Ministria.

I pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka sqaruar se Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor ka refuzuar t’i ndajë mjetet. “Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor ka refuzuar dhe ende refuzon t’i ndajë ato mjete (300 mijë euro). Ne i kemi bërë kërkesë kësaj ministrie që t’i japë mjetet e premtuara që nga qeverisja e kaluar. Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor ka refuzuar dhe ende refuzon ta nënshkruajë projektin, që siguron 300 mijë euro për realizimin e projektit e në mungesë të tyre Komuna po e realizon projektin e kyçjeve individuale edhe me pjesëmarrjen financiare të qytetarëve”, ka thënë Tahiri, i cili ka konstatuar se pushteti i kaluar është duke dezinformuar qytetarët. “Nëse i kanë marrë 300 mijë euro ata (pushteti i kaluar), atëherë le të tregojnë se ku i kanë lënë paratë”, ka pyetur ai, duke siguruar se do ta sjellë ujin në çdo shtëpi e në çdo fshat të Vushtrrisë. “Të gjithë qytetarët që marrin pjesë për kyçje tani lirohen nga taksa e kyçjes prej 125 eurosh. Deri te kjo zgjidhje është arritur me kërkesë të Komunës e në bashkëpunim me Zyrën e Rregullatorit të Ujit dhe me KRU-në ‘Mitrovica’”, ka sqaruar Tahiri, duke shpjeguar edhe për kërkesën që zyrtarisht ia ka bërë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për nënshkrimin e MoU-së për kyçje individuale në ujësjellës për 9000 familjeve vushtrriase.

“Komuna e Vushtrrisë në bashkëfinancim me donatorë si CDI-ja, përkatësisht Qeveria e Zvicrës, ka realizuar projektin për shtrirjen e rrjetit primar të ujësjellësit në të gjithë fshatrat e komunës së Vushtrrisë, ndërsa atë sekondar në pjesën më të madhe të tyre. Tanimë nga projekti kanë mbetur për kyçjen individuale nëpër fshatra. Në Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019 janë ndarë mjete financiare në shumën prej 300 mijë eurosh për komunën tonë me dedikimin për zgjerim të rrjetit sekondar dhe për kyçje individuale në rrjet. Kjo shumë është paraparë nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, kodi 18108. Këto mjete janë aprovuar me buxhetin e Republikës së Kosovës me kërkesën e Komunës së Vushtrrisë, të datës 07.12.2018, të adresuar Komisionit për Buxhet e Financa me rastin e amendamentimit të Draftligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019”, shkruan mes të tjerash në kërkesën e Komunës së Vushtrrisë të dërguar ministrit të Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

I pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vlerësuar se janë realizuar edhe shumë projekte të tjera, ndërsa ka precizuar se për projekte kapitale Komuna e Vushtrrisë e ka buxhetin prej 4.726.391 eurosh për vitin 2020.

Ndryshimet pozitive në shumë fusha në Komunën e Vushtrrisë i ka vlerësuar edhe Programi i USAID-it, TEAM-i, respektivisht drejtori i programit, Stephen Carpenter, i cili tha se kanë ndodhur ndryshime të mëdha në komunën e Vushtrrisë. “Jam dëshmitar i shumë ndryshimeve në komunën e Vushtrrisë për këtë 3 vjet sa jam drejtues i TEAM-it”, tha ai

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending