Aktuale
Regjistrohen 688 biznese të reja për një vit në Ferizaj
Drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, në Komunën e Ferizajt, Zekir Bytyqi, nëpërmjet një konference për medie të premten ka prezantuar sfidat dhe arritjet e këtij sektori gjatë këtij viti.
Sipas tij, Komuna ka përkrahur vazhdimisht bizneset e ndryshme me qëllim të zhvillimit të tyre, andaj gjatë këtij viti janë regjistruar gjithsej 688 biznese të reja duke e çuar numrin në 13 mijë biznese. Po ashtu gjatë kësaj periudhe të vitit janë huajtur rreth 100 biznese, shkruan sot “Koha Ditore”.
Bytyqi ka njoftuar se Komuna është duke u punuar edhe për hapjen e zonës ekonomike në Babush, pastaj ka njoftuar edhe për disa nga pengesat që kanë përcjellë gjithë këtë proces nga niveli qendror si dhe synimet që të tilla për ta hapur atë gjatë vitit 2020.
“Gjatë këtij viti jemi përkushtuar për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, pastaj hapjen e qendrës së inovacionit dhe ndërmarrësisë etj. 130 biznese kanë përfituar grante në vlerë prej 130 mijë eurosh nga fondi i punësimit, si dhe 15 biznese artizanale të financuara nga komuna. Kemi bërë investime në parkun e lirisë, pastaj kemi ndërtuar këndin e lojërave për fëmijë, tualete publike, investime infrastrukturore dhe rrugore etj. Një indikator i mirë për zhvillimin e sektorit të biznesit është edhe regjistrimi i 688 bizneseve të reja dhe janë punësuar mbi një mijë punëtorë”, ka thënë Bytyqi.
Sipas tij, gjatë këtij viti janë mbështetur rreth 40 biznese me mjete të punës dhe pajisje nga fondi i punësimit me qëllim të zhvillimit të bizneseve në sektorin privat dhe punësimin e të rinjve