Featured
167 mijë euro për renovimin e teqes në Prizren
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) do të renevojë teqen Marash-Hisar në Prizren. Për realizimin e këtij projekti tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit, raporton Ndërtimi.info.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruara kontratën në vlerë 167 mijë e 476 euro për këtë projekt. Punët renovuese do t’i kryej grupi i operatorëve ekonomik “Toni” O.P. dhe “Gashi ING” SH.P.K.
“Lënda e kontratës është realizimi i punëve renovuese ne objektin e teqes ‘Marash Hisar’ sipas projektit te hartuar. Buxheti për këtë aktivitet te prokurimit është planifikuar për vitin 2019 dhe 2020”, thuhet në njoftimin për nënshkrim të kontratës.
Për këtë projekt MKRS-ja kishte planifikuar të shpenzojë 200 mijë euro, ndërsa kishte pranuar shtatë tender, tre prej tyre ishin vlerësuar si të përgjegjshëm. Nga tenderët e pranuar çmimi më i lartë i ofruar kap shifrën 175 mijë e 278 euro.
Teqja në Marash-Hisar, që është konsideruar njëri ndër objektet më të bukura të arkitekturës sakrale në Ballkan, mbi 70 vjet e vjetër, ishte rrënuar nga regjimi sllavo-komunist, pas ekzekutimit të Heroit Kombëtar, Musa Shehzade, në Ditën e Flamurit Kombëtar, më 28 Nëntor të vitit 1945. Rrënimi i saj është pasuar me konfiskimin e të gjithë pasurisë së heroit, për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare dhe rolit ndër shekuj, të këtij institucioni, në kuadër të lëvizjeve për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar.