Arkitekturë
Ndërtesat e së ardhmes projektuar nga arkitektët më të mirë në botë
Revista e arkitekturës dhe dizenjimit, eVolo, ka organizuar një konkurs për se si do të jenë qytetet e së ardhmes. Projektet kanë qenë të shumta dhe idetë nga më të larmishmet.
Ja disa nga projektet me interesante që ikonizojnë arkitekturen e se ardhmes:
1. Klaudia Gołaszevska dhe Marek Grodzicki, Poloni, një qiellgërvishtës që edhe pastron ajrin
2. Projekti nga Romain Josueand Corentin Fraiss, mbi malin që ndan Zvicrën me Italinë, do të shfrytëzonte ndryshimet e temperaturës e lagështisë për të krijuar struktura akulli
3. Zöe Russián Moreno, Venezuelë, qendër miulti-funksionale për kërkime gjeo-biologjike e edukative, që do të përdorte teknologjinë elektromagnetike për të fluturuar mbi një park kombëtar të Venezuelës
4. Ky projekt parashikon një ndërtesë midis dy shteteve që do të garantonte strehë për refugjatët, duke ofruar punë, arsim, shëndetësi
5. Bjellorusët parashikojnë kulla pluskuese në ajër që do të rikthenin kënetat, tharja e të cilave, sipas shkencëtarëve, ka ndikuar me shtimin e zjarreve
6. Disa arkitektë kinezë janë frymëzuar nga ndarja e kastave në Indi. Katet e para do të ishin për kastën e ulët, por kështu grupet do të jetonin bashkë
7. American BKV Group kanë paraqitur një qiellgërvishtës ku edhe mbillen perime, të pajisur me platforma për dronë dhe turbina që pastrojnë ajrin nga dyoksidi i karbonit
8. Po nga SHBA, Amanda Gunauan dhe Xhoel Uong propozojnë pallate të larta prej druri, që mund të jenë po aq të forta e që s’do të dëmtonin natyrën