Aktuale
Përurohet ura e restauruar e Tabakëve në Gjakovë
Pas katër muajsh të punës intensive ka përfunduar restaurimin i urës së Tabakëve në Gjakovë.
Në një ceremoni zyrtare u bë edhe përurimi i kësaj ure në të cilën morën pjesë:
Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Hillen Francke, Zëvendës Shefe për Bashkëpunim në Zyren e BE-së, Burbuqe Bakija- Deva, Zëvendës Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ferdinand Kolaj, Drejtor i Drejtorisë komunale për Zhvillim Ekonomik, zyrtarë komunalë dhe partnerë.
“Ura e Tabakëve është një perlë e arkitekturës osmane ndërtimi i të cilës u përfundua në vitin 1751. Urën e ndërtuan zejtarët vendas duke përdorur material ndërtimi të marrë nga rrethina e afërt. Sipas rrëfimeve historike, ideja për ndërtimin e urës erdhi nga një grup mjeshtërish të lëkurave, të cilët menduan se ura ishte një domosdoshmëri që do të ju mundësonte transportin më të lehtë të produktevet të tyre për në Selanik, Greqi “- shkruan në komunikatën e UNDP-së përcjellë Klan Kosova.
Punimet e rinovimit përfshijnë instalimin e rrjetit elektrik dhe sistemin e ndriçimit të Urës, ndërtimin e shëtitores dhe vendkalimeve, trajtimin e bregut të lumit me gurë, instalimin e dritave në të gjithë parkun, dhe muralet, u mundësuan falë projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i BE-së që kontribuon për Stabilitet dhe Paqe (IcSP/BE).
Gjatë 18 muajve të fundit, projekti ka përfunduar 16 segmente të projektit duke restauruar dhe rinovuar vendndodhje të trashëgimisë kulturore dhe fetare në tërë Kosovën.