Aktuale
Qeveria pritet nesër të marr disa vendime për shpronësime tokash
Kabineti qeveritar në detyrë në krye me Ramush Haradinajn, do të mblidhet të martën nga ora 13:00 për të shqyrtuar 10 vendime.
Vendimi i parë ka të bëjë me Draftin e Platformës Vjetore të Politikës së Intelegjencës dhe Sigurisë, raporton arbresh.info.
Një vendim tjetër ka të bëjë me kursimet dhe ndarjet buxhetore të organizatave buxhetore.
Po ashtu pritet të merret vendim edhe për shpronësimet e përhershme në lidhje me “Ndërtimin e Parkut të Energjisë”.
Një vendim tjetër ka të bëjë me shpronësimet në lidhje me “Ndërtimin e Parkut të Biznesit” në Skenderaj.
Parcela të caktuara të Korporatës Energjetike të Kosovës pritet t’i kalojnë Komunës së Obiliqit.
Vendim pritet të merret edhe në lidhje me Nismën për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Malit të Zi për programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, raporton arbresh.info.
Kabineti qeveritarë do të plotësojë, nesër, edhe vendimin në lidhje me ngritjen e bustit të senatorit Robert Dole në Prishtinë.
Vendim tjetër ka të bëjë me shpronësimet në lidhje me ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, segmenti Banullë-Bresalc.
Vendim për shpronësim pritet të merret edhe në segmentin Kijëve-Klinë-Zahaq, në lidhje me ndërtimin e autostradës Prishtinë-Pejë.
Vendim për ndarje buxhetore parashihet të ketë edhe për shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./arbresh.info/