Aktuale
Masakra me ndërtimet që solli të vdekur pas tërmetit, 9 të arrestuarit nesër para gjykatës
Nesër në orën 11:00 dalin para Gjykatës së Durrësit 9 personat e arrestuar për ngjarjen e tërmetit.
Për të gjithë personat prokuroria e Durrësit ka kërkuar në gjykatë, caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Gjyqtari që do shqyrtojë dosjen Paulin Cera, është zgjedhur nga shorti elektronik, ndërsa prokuroria në këtë çështje do të përfaqësohet nga prokurorët Pali Deçolli,Edmond Kaloshi dhe Madrid Kullolli.
Njerëzit që do dalin nesër para gjykatës së Durrës janë Arben Isaku, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, Klajdi Lame, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh.
Po ashtu Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme,Ahmet Doda, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, njofton Report.
Rruzhdi Xheka, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, Avdulla Osmani, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, Defrim Celami, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive.
Akuzat me të cilat do përballen këta persona para gjykatës së Durrësit janë nga “Shpërdorimi i dertyrës”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Vrasja me dashje” e kryer në mënyrë indirekte dhe “Vrasja në rrethana cilësuese” të një ose me shumë personave të kryer në mënyrë indirekte.
Personat e shpallur në kërkim
Arben Qato pronar i Vila Palma
Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
Artur Cela, ish-drejtori i INUV
Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës, dhe ish-kandidat i LSI për deputet
Artur Terziu, pronari i “Bar Barons”
8-9. Dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë