Arkitekturë
Gjashtë interierë me ngjyrën e vitit 2020 sipas Pantone, ngjyra e kaltër
Sipas Pantone-s, ngjyra e kaltër është ngjyra e vitit 2020. Më poshtë gjeni gjashtë interierët të cilat e shfrytëzojnë më së shumti këtë nuancë të guximshme.
Roksanda Ilincic House, Londër, nga RA Projects
Një dizajn i shkallëve të çelikut ngjyrë të kaltër funksionon gjithashtu si raft librash në këtë shtëpi në Londër që studio lokale RA Projects ka dizajnuar për stilisten e modës, Roksanda Ilincic.
Breadway, Odessa, nga Lera Brumina dhe Artem Trigubchak
Nuanca “the hue”, e njohur si Pantone 19-4052, është përdorur për të shënuar zonën e ekspozimit të kësaj kafeneje dhe furre buke në Odessa, Ukrainë, ndërsa dollapët janë me ngjyra në hijen e kundërt, rozë.
Apartament G, Paris, nga Anne-Laure Dubois
Dizajnerja nga Parisi, Anne-Laure Dubois, përdor ngjyrën e kaltër në bazën e këtij banaku kuzhine dhe pështatet shumë mirë me dyshemetë e drurit dhe muret e bardha në këtë apartament.
Color Camp, Los Angeles, nga J Byron-H
Karriget blu dhe stolet janë elementi më i mrekullueshëm i sallonit të thonjve të Los Angeles “Color Camp” nga arkitekti amerikan J Byron-H.
Shtëpia në Rua Faria Guimarães, Porto, nga Fala Atelier
Fala Atelier ka rregulluar një shtëpi Portugeze me dyer të ngjyrosura me ngjyrën e kaltër që funksionojnë si roleta për dritaret.
Ridgewood Rowhouse, New York, nga White Arrow
Dollapët e ngjyrosur të kuzhinës, jastekët e divanit dhe vazot në tryezën e ngrënies shfaqin ngjyrën e kaltër në këtë shtëpi në Queens, të rinovuar nga studio e dizajnit të New Yorkut, White Arrow.