Një super jaht i ri luksoz që po zhvillohet në Itali mund të shndërrohet në një nëndetëse – duke siguruar një intimitet të plotë për të pasurit, të famshmit që duan të zbresin poshtë valëve, transmeton Telegrafi.

Dizajni dekadent i anijeve hibride – i cili është quajtur “Carapace” – është gati tetë herë sa gjatësia e një autobusi, mund të zhytet në një thellësi prej 300 metrave dhe të qëndrojë atje deri në 10 ditë.

Superjahti përfshin kabina VIP, një sallë pritjeje, një banjë, një bar dhe palestër. Superjahti hibrid pritet të ketë një çmim goxha të lartë.

Diplomatët dhe shefat e biznesit mund të hyjnë në anije për të mbajtur takime të rëndësishme dhe të përcaktojnë marrëveshje ose traktate në fshehtësi të plotë.

Jahti i gjatë 78 metra ka një strukturë të lehtë alumini dhe do të ofrojë pamje mahnitëse nënujore, pasi rrëshqet poshtë në një thellësi maksimale pothuajse rreth 300 metra.